E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet per vrasje, gjykata le ne burg Duden

Gjykata e Tiranes ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per te pandehurin Erjon Duda, te akuzuar per vepren penale te "vrasjes me dashje". Duda mesohet te kete pranuar autoresine e krimit para gjykates. I pandehuri eshte vetedorezuar tre dite me pare ne polici. Ai akuzohet per vrasjen e shtetasit Fatjon Cela dhe plagosjen e vellezerve Klodjan dhe Taulant Allmuca. Ngjarja per te cilen akuzohet Duda, ka ndodhur ne daten 14 qershor ne lagjen "Ali Demi", ku i dyshuari si autor dhe viktima, jane konfliktuar per motive te dobeta mes tyre. Pas kesaj ngjarjeje mesohet se 30-vjecari ka nxjerre nje thike duke plagosur rende Celen dhe lehte dy vellezerit, Allamuca. Nje dite me pas Cela ka humbur jeten ne Spitalin Ushtarak, pas plageve te marra ne trup.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›