E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rrezon Prokurorine

Pavaresisht se nuk nuk permbushej asnje nga kriteret per te zhvilluar nje proces pa kamera gjyqtari Dalip Bushi vendosi qe te nderpriteshin te gjitha filmimet e televizioneve gjate shqyrtimit te ankimimit te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me zgjatjen e afateve hetimore per Armand Telitin dhe Andi Tomen.

Nga keta te dy i pandehur ne Gjykaten e Larte eshte derguar vetem ish-drejtori juridik Andi Toma se bashku me ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha.

Me heret ne celje te seances, duke qene se ne trup gjykues bente pjese edhe gjyqtarja Zeqine Sollaku , bashkeshortja e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku u pranua kerkesa e saj per te dhene doreheqjen nga gjykimi pasi Sollaku ka nisur hetimet per personat e mesiperm dhe kjo gje perben konflikt.

Pas tre oreve gjyqtari Dalip Bushi rrezoi per here te trete prokurorine, ashtu sic bene para tij edhe gjykatesit Sokol Tona dhe Fatmira Hajdari.

Armand Teliti dhe Andi Toma u ankuan per zgjatjen e afateve hetimore nga 6 nentori ne 6 dhjetor dhe kerkesa e tyre u pranua nga Sokol Tona.

Nderkaq edhe gjykatesja Famtira Hajdari pranoi kerkesen e ish-ministrit te Transporteve, Lulezim Basha, per pavlefshmeri te fletethirrjes, pavaresisht se gjate gjithe kesaj kohe prokuroria kembenguli se edhe kompetence e Gjykates se Larte.

Ne fakt edhe Gjykata e Larte po zgjat caktimin e dates per celjen e gjyqit, me arsyetimin se po studiohen volumet e dosjeve hetimore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›