Festat, Topi pret gazetaret

“Ju siguroj se Institucioni i Presidentit do vazhdojë të mbetet transparent dhe mbështetës i medias së lirë e profesionale edhe në vitin e ardhshëm, i cili gjithashtu ka mjaft momente të rëndësishme për vendin tonë. Dhe pjesë e arritjeve të Shqipërisë, padyshim që jeni të gjithë ju”, u shpreh Topi.
Në fjalën e tij, por edhe në trokitjet e gotave në bisedat informale me të ftuarit e tij, Presidenti e cilësoi punën e mediave gjatë këtij viti të "jashtëzakonshme".
Sipas Presidentit mediat kanë qenë në shërbim të emancipimit të shoqërisë dhe sidomos në shërbim të publikut. "Avokatë të qytetarëve" i cilësoi Presidenti gazetarët, me nismën dhe punën investiguese të të cilëve janë vënë shpesh në lëvizje vetë institucionet e shtetit.
Në këto kushte, sipas Presidentit, liria e medias nuk mund të jetë demagogji. Misioni i rëndësishëm i medias, sipas Presidentit, duhet të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, ku Shqipërinë sipas tij, e presin ngjarje të rëndësishme.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code