LSI: Dhame votat, por jo per kodin

Menjehere pas miratimit te njeanshem dhe pa opoziten ne salle te ligjit per pastertine e figurave, LSI eshte rikthyer ne seance duke i dhene Partise Demokratike, votat e nevojshme per te garantuar miratimin e ligjit.
Sekretari i pergjithshem Petrit Vasili sqaroi se LSI nuk ka asnje vendim per bojkot te seancave dhe do te votoje cdo ligj qe respekton standartet e kerkuara nga nderkombetaret.
Zoti Vasili hodhi poshte gjithashtu edhe ato qe i quajti provokime te kryeministrit kundrejt socialisteve persa i perket bashkimit te votave me LSI per te miratuar kodin zgjedhor.
Sekretari i Pergjithshem Vasili theksoi se LSI eshte per nje proces gjitheperfshires dhe ka ndjekur deri tani nje linje parimore larg kulisave nen tryeza.
“Letra e bere per Ramen per nje takim per ceshtje te Kodit Zgjedhor dhe iniciativa per nje dialog, i cili promovohej nga njerez dhe figura te se majtes shqiptare jane ne sherbim te gjetjes se nje dialogu parimor per te vendosur ne parametrat e duhura, zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, u shpreh Vasili.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code