Apeli shpall të pafajshëm Nikolin Jakën
Seanca e zhvilluar një ditë më parë, ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Jaka, i ardhur nga Partia Demokristiane në atë post, gjatë koalicionit të djathtë, ishte dënuar 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik. Bashkë me Jakën, ishte arrestuar edhe vartësi i tij, Bashkim Kamberi, i cili ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burg. Apeli ka shfuqizuar vendimin për këta dy zyrtarë, ndërsa për zyrtarët e tjerë masa e dënimit do të qëndrojë në fuqi.
Kështu, për Ilirian Berzanin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, mbetet në fuqi dënimi prej tri vitesh burg, 1.6 milionë lekë gjobë dhe për 5 vite i hiqet e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik. Për Arjan Shetin, ish-drejtor juridik i ministrisë së Transporteve, mbetet në fuqi dënimi me 1 vit e katër muaj burg, 600 mijë lekë gjobë. Për Xhevahir Muçogllavën, ish-kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në DPRR, 1 vit burg. Për Isuf Ukperajn, ortak i shoqërisë "Vllazëria" sh.p.k dhe Skënder Bokçiun, ortak i shoqërisë "Arifaj" sh.p.k, Apeli la në fuqi vendimin për dënimin e tyre me 1 vit e 20 ditë burg dhe 600 mijë lekë gjobë.
Numri dy i Ministrisë së Transporteve dhe zyrtarët e tjerë, përfunduan në prangat e policisë në 17 shtator 2007, në kuadër të operacionit të koduar "Duart e pastra". Ish-zyrtarët akuzoheshin për abuzime me pesë tendera rrugësh e konkretisht, rruga paralele me autostradën Tiranë-Vorë, rruga Himarë e Vjetër-Kthesa e Pilurit, rruga Has-Qafë Prush, rruga Dragobi-Valbonë dhe rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo.