E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre kutitë e “sherrit” të Fierit do të mbërrijnë në KQZ

Kutitë e KZAZ-së 20 në Fier, pritet të mbërrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këto kuti i përkasin komunës së Libofshës, të cilat u deklaruan të parregullta nga komisionerët e PD-së. Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

Gjatë natës së mbrëmshme pati përplasje të forta, ku militantë të shumtë të Partisë Socialiste nuk lejuan tranferimin e kutive drejt Tiranës. Në këtë zonë mbërritën edhe kandidatë për deputetë të forcave të ndryshme politike. Burime mediatike bëjnë të ditur se vendimi për transferimin e kutive është marrë pas ndërhyrjes së ambasadorëve perëndimor të akredituar në Tiranë, të cilët ashtu sikurse edhe herë të tjera janë ndërmjetësit për paqe në politikën shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›