E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli shpall të pafajshëm 3 komisionerët e PS

Gjykata e Apelit në Shkodër, pushon çështjen ndaj tre komisionerëve të Partisë Socialiste të dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë, për largim nga qendra e votimit gjatë procesit zgjedhor 28 qeshorin e kaluar.

Edmond Pjetri, Pjetër Lazëri dhe Aurel Hila u dënuan nga gjykata e Shkallës së Parë e rrethit gjyqësor në Shkodër me 90 mijë lekë gjobë për largim nga qendra e votimit dhe shkaktim parregullsish. Ata u shpallën fajtorë për "shpërdorim detyre", "falsifikim të dokumentave", si dhe "braktisje të qendrës së votimit".

Të tre këta persona ishin përfaqësues të partisë socialite në qendrën e votimit 342 në Juban, Komuna Gur i Zi në Shkodër.

Vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës në parë, u kundërshtua nga avokati i ccështjes, i cili e dërgoi atë për rishqyrtim në gjykatën e apelit.

Pas disa seancash ditën e mërkurë, trupi gjykues i vendosi pushimin e ccështjes dhe rrëzimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në qendrën e votimit në Juban rezultuan 27 fletë votimi më tepër se numri i zgjedhësve. Dhe sipas këshilltarëve të PS-së ky ka qenë shkaku i ndërprerjes së procesit të votimit për mëse 2 orë. Pasi kanë njoftuar KZAZ për këtë problem komisionerët e Partisë Socialiste kanë kërkuar mbylljen e procesit, kërkesë e cila nuk u është pranuar. Në këtë moment ato janë larguar nga qendra e votimit, ndërsa procesi ka vijuar, ku 100 fletë votimi në këtë kuti kanë qenë pa vulën e kryetarit të komisionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›