Apeli shqyrton në 8 shkurt kërkesën e Prokurorisë për Ndrea Prendin
TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish- komandantit te Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe shoferit të tij Margarit Kume do të shqyrtohet në 8 shkurt nga Gjykata e Apelit, ndërkohë që sot kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e Tiranës.
Prokuroria kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie, në arrest me burg për tre të akuzuarit në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, por Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke i lënë tre të akuzuarit në arrest shtëpie.
Ndërsa kërkesa për rishikimin e masës së sigurisë për Armando Kasajn, specialist i IT-së në kryeministri, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në 10 shkurt.
Trupi gjykues do të kryesohet nga Artan Broci, ndërsa anëtarë do të jenë Gjin Gjoni dhe Edmond Gega.
Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet se ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.
Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, dhe Armando Kasa, specialist i IT-së në kryeministri, akuzohen se kanë fshehur provat që do conin në zbardhjen e së vërtetës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë, lë në arrest shtëpie Ndrea Prendin