Fier, gjendet e pajetë një foshnje në lumin Gjanicë
Një foshnje e sapolindur është gjetur e pajetë në ujrat e lumit Gjanicë në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve më të fundit foshnja 4-5 ditëshe është gjetur e vdekur poshtë një ure dhe përkatësisht në vendin e njohur si “Ura me shkallë”.
Mësohet se foshnja është gjetur e mbështjellë me qese plastmasi nga një rom i cili ishte duke mbledhur kanaçe poshtë urës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë e cila pasi ka mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet për identifikimin e foshnjes dhe prindërve të saj.