Situata nga dëbora, MPPT informon për akset rrugore

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka informacion për situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin.
Sipas MPPT-së akset rrugore të cilat automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë janë:
D.R.Rr Berat: Berat - Gllavë, mbas zonës së Terpanit
D.R.Rr Dibër: Ura e Skurajve - Peshkopi - Muhurr
Q. Bualli - Krastë (me zinxhire me shumë vështirësi)
Ura e Çerenecit - Viçisht (aksi Ura e Cerenecit - Steblevë)
D.R.Rr. Elbasan: Librazhd - Prrenjas - Qukës - Qafë Thanë
K/Labinot Fushë - Monumenti Bizë
D.R.Rr. Gjirokastër: Petran - Çarshovë
D.R.Rr. Korçë: Në të gjitha akset e këtij Qarku qarkullohet me zinxhirë
D.R.Rr. Kukës: Kukës - Qaf Shllak
Kukës - Krumë
Krumë - Qafë Prush
Në të gjitha akset e Tropojës qarkullohet me zinxhirë.
D.R.Rr Lezhë Milot - Hyrja e Tunelit
Rrëshen - Qafë Benë
D.R.Rr. Shkodër: Qafë Mali - Qafë Shllak
Pukë - Qafë Qelë
Qafë Mali- Fierzë
Qafë Laç - Koman
Koplik - Bogë
Dedaj - Razëm
D.R.Rr. Tiranë: Qafë Priskë - Bizë dhe Trau - Vilat Qafë Mollë - rruga e re për Shënmëri.
Sipas MPPT-së në rrugën Milot - Kalimash qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Rruga me një kalim për mjetet e vogla nga hyrje dhe dalje të tunelit - Fushë Dukagjin. Fushë Dukagjin - Morinë qarkullimi me katër kalime.
Akset e bllokuar:
Vicisht - Steblevë - Lunik (Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd)
Muhurr - Qafë Draj
Topojan - Shishtavec
Kukës - Draj Reç
Pukë - Qafë Qelë (në vendin e quajtur Luf)
Lunik - Steblevë (Aksi Librazhd - Steblevë)
Elbasan - Gjinar janë 7 km rrugë të bllokuara pasi ka rënë shumë borë
Rruga e Dardhës, Korçë