E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, shënohet viktima e parë nga i ftohti

Shënohet viktima e parë nga temperaturat e ulëta. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në rrethin e Bulqizës.

Në afërsi të fshatit Çerenec është gjendur i pajetë shtetasi Xhevat Muka 64 vjeç. Sipas burimeve nga policia e rrethit mësohet se 64-vjeçari kishte 3 ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët e tij.

Sipas të afërmëve të viktimës, Muka ishte nisur nga komuna Gjoricë në Bulqizë drejt fshatit Çerenec, atje ku jetonte por nuk ka mundur ti rezistojë temperaturave të ulëta dhe trashësisë së dëborës intensive.

Ai është gjendur nga banorët e zonës, ndërsa një borëpastruëese ka shkuar në ndihmë për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›