E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli vendos ekstradimin e Altin Kores

Gjykata e Apelit i hap dritën jeshile ekstradimit drejt SHBA-së të Altin Kores, i akuzuar për trafik droge. Pak ditë më parë kjo gjykatë ka zgjatur edhe afatet e paraburgimit për 37- vjetarin, i cili është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë amerikane, e cila e akuzon për trafik ndërkombëtar të drogës.

Vendimi i datës 11 tetor, bëri që Kore të qëndrojë në qeli deri në 22 tetor, kjo përkon me zgjatjen e afateve pasi brenda kësaj date gjykata e apelit do të vendos për ekstradimin. Zgjatja e afateve vjen pas përfundimit tre mujor ku duhet të kryheshin të gjitha procedurat dhe verifikimet për biznesmenin e lokaleve në kryeqytet dhe më pas brenda këtij afati edhe të ekstradohej.

Altin Kore, 35-vjeç, akuzohet në SHBA për trafik kokaine, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, urdhër i lëshuar më 3 mars të këtij viti. Kore akuzohet për trafikimin e 25 kilogramëve drogë të llojit kokainë.

Biznesmeni është shpallur në kërkim pasi në 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit, SHBA, kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve.

Kokaina transportohej përmes rrugëve detare nga kontinenti amerikan në Evropë. 35 vjeçari u arrestua teksa po kthehej nga Turqia në aeroportin e Rinasit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›