Greqia propozim për zgjerimin e BE-së
Bullgaria, Greqia dhe Rumania kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për vendet e Ballkanit perëndimor, me qëllimin për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve, i kanë dërguar një letër komisionerit për zgjerimin në BE, Stefan Fyle dhe komisionerit për politikat rajonale evropiane, Johannes Hahn, duke përcaktuar edhe objektivat kryesore të strategjisë.
Vendet e lartpërmendura kanë kërkuar që zgjerimi i BE-së të bëhet në bazë të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, përfshirë edhe kriteret politike të Kopenhagenit, lehtësimin e projekteve evropiane në rajon, përfshirë edhe politikën e re të kohezionit të BE-së, bashkëpunimi ndërkufitar në ndërtimin e infrastrukturës , në sektorin energjetik dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Strategjia gjithashtu rekomandon menaxhim më efikas të fondeve në dispozicion të Bashkimit Evropian, të cilat mund të jenë një përfitim më i mirë për njerëzit e rajonit.