E Diel, 1 Nëntor 2026

Apelojnë Ambasadorët: Nuk ka turizëm pa asgjesim të mbetjeve

Shqipëria nuk do të ketë zhvillim nëse nuk ka të pastër turizmin. Ka qene ky apeli që Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, Henk Van Den Dool, ka bërë në konferencën kombëtare për menaxhimin e mbetjeve, duke e parë si një pengesë serioze për panoramën turistike shqiptare.

“Nuk do të ketë zhvillim në këtë vend, nëse nuk keni të pastër turizmin! Ministria e Turizmit duhet të bashkëpunojë me të gjitha Ministritë përkatëse, me qeveritë lokale dhe vendore për të bashkëpunuar sëbashku. Shqipëria ka parë një rritje ekonomike për tu përshendetur, por tani nevojiten politika qeverisëse për të zbatuar sistemin. Ne ju sugjerojmë angazhim më serioz. Shoh që mungon angazhimi”u shpreh Henk Van Den Dool.
 

Ndërkohë në lidhje më këtë problem, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, u shpreh se në Shqipëri mungon një strategji e qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve

“Ajo që mungon është një strategji e qëndrueshme. Mungon hallka e zbatimit të këtyre strategjive të hartuara kaq mirë. Ajo që kam vënë re është që shqiptarët gjatë periudhës së tranzicionit kanë krijuar një model konsumi që nuk përputhet me buxhetin. Duhet më shumë riciklim!”-tha Ambasadorja gjermane.

Ndërkohë Ministri i Kulturës, Aldo Bumci, u shpreh se nëse nuk nuk trajtohet në kohë cështja e mbetjeve mund të kthehet në problem serioz për vendin. Gjithashtu i pranishëm ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, u shpreh se Shqipëria ka mbyllur dyert e importit të mbetjeve dhe se ka politika strikte në raport me këtë çështje. Më tej Ministri i Mjedisit premtoi se do të hartohen struktura rajonale të përshtatshme për menazhimin e mbetjeve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›