E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, EULEX vë në pranga kontrabandistët

Gjatë ditës së sotme policë dhe doganierë të EULEX-it kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë bastisur disa lokacione, të cilët kanë bashkëpunëtorë të Zvonko Veselinoviç.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me vepra penale të krimit të organizuar, kontrabandës të mallrave, evazionit fiskal, shmangies mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Gjatë ditës janë bastisur disa lokacione private dhe afariste, përfshirë edhe pompa të benzinës, në tërë territorin e Kosovës, duke përshirë edhe Mitrovicën.

Hetimet janë duke u drejtuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›