E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndrueshmëria e turizmit, Bumçi: Të heqim barrierat

Turizmi është në sfidë për një zhvillim të vazhdueshëm, i cili ndodhet në një presion të jashtzakonshëm për një zhvillim të shpejtë. Kështu është shprehur ministri i Kulturës, Aldo Bumci, në një workshop me temë kapërcimin e barrierave për realizimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku sipas tij duhen zhdukur menjëherë zhvillimet informale dhe ndërtimet pa kriter në zonat bregdetare.
 

Kordinatori Rajonal i UNEP për Europën, Mahir Aliyev, u shpreh se fjala kryesore në këtë ëorkshop do të jetë integrimi.
 

“Ky vend ka një potencial të madh në zhvillimet natyrore. Ne ofrojmë mbështetje për industrine që të ofrojmë kapacitete për prodhime të mëtejshme. Cështjet e qëndrueshmërisë do të jenë idetë kryesore, esenca dhe thelbi i zhvillimit të turizmit. Ky është një moment për të hartuar një strategji për të pasur përfitime afatgjata” theksoi ai.

Ky workshop për kapërcimin e barrierave për realizimin e turizmit në Shqipëri është realizuar me mbështetjen e Kombeve të bashkuara për mjedisin (UNEP) dhe program kombëtar për prodhim më të pastër në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›