E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikim on-line për leje qëndrimi nga të huajt, Burgaj: Arritje e madhe

burgajTiranë- Policia e Shtetit ka prezantuar sot kriteret që duhet të ndjekin shtetasit huaj për tu pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, apo si të aplikojnë për vizë. Ishte kreu i saj, Hysni Burgaj, i cili tha se falë futjes së teknologjisë gjithçka do të realizohet më shpejt, ndërsa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të policisë.

Tani të huajt kanë mudnëisnë që kërkesën për leje qëndrimi ta dërgojnë edhe përmes sitemit on-line, por edhe të dorëzohet personalisht apo nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor.

Sipas njoftimit të policisë, më tej në prezantimin e sotëm janë përcaktuar kriteret për të marrë këtë leje, të cilat janë: I huaji depoziton formularin e aplikimit për leje, dy fotografi të bëra jo më përpara se 6 muaj nga data e aplikimit dhe fotokopjen e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, gjeneralitetet e mbajtësit, viza e tipit D, vulat në hyrje-dalje.

Dokumenti i udhëtimit, sipas parashikimit në ligjin nr.108/2013, Për të huajt, duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 (tre) muaj më shumë se afati i lejes së qëndrimit të kërkuar. Të huajt duhet të paraqesin dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, si dhe kontratën e blerjes ose të marrjes me qira të banesës në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri, ose çdo dokument tjetër që provon strehimin e garantuar në Republikën e Shqipërisë. Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe e i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›