E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha inauguron rikonstruksionin e Rr. ‘Hamdi Cenoymeri’ dhe 'Bajram Allaraj'

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha inauguroi sot rikonstruksionin e Rrugës ‘Hamdi Cenoymeri’ dhe rrugës 'Bajram Allaraj', në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Basha theksoi se rruga ‘Hamdi Cenoymeri’ përmirëson jetën e banorëve pasi bën të mundur lidhjen me rrugën që të çon në Vaqarri.

Qytetari i parë i Tiranës tha se kushti i vetëm i projekteve të tilla është që të vazhdojë vazhdojë bashkëpunimi Qytetar-Bashki-Qeveri. 

Rikonstruksioni i rrugë ‘Bajram Allaraj’ me gjatësi 621 m dhe gjerësi të rrugës 6 m, kap shifrën është 21.4 mln Lekë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›