E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Shqiptarët meritojnë rotacion politik. Vlora, suksesi i së majtës

Arben-Malaj1Tiranë- Deputeti i pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Arben Malaj përmes një deklarate për mediat thotë se shqiptarët meritojnë një rotacion politik më 23 qershor duke theksuar se Vlora do të jetë suksesi dhe modeli i së majtës shqiptare.

Shqiptarët meritojnë rotacionin. Vlora duhet të jetë modeli dhe suksesi i së majtës. Listat dhe qeveritë e shokëve dhe të miqve e dëmtojnë Vlorën dhe ShqipërinëPolitika është mision ndaj vendit dhe jo ndaj miqve personalë.
Jam i sigurtë, në qarkun e Pavarësisë do të votohet për ndryshimin, do të votohet për ta vrarë frikën, do të votohet jo për karriget, por për përgjegjësitë tona. Mirënjohja ime ndaj tyre do të jetë e përhershme dhe e sinqertë,-tha Malaj.

Malaj i ka bërë thirrje votuesit shqiptar që të marrë pjesë në votime. Votoni të lirë. Kush shet votën, blen varfërinë. Votoni me zemër dhe jo me urdhër partie. Votoni kundër listave të kryetarëve dhe mbështesni më të mirët në çdo qark të Shqipërisë. Ta nxjerrim Shqipërinë nga ngërçet, grindjet dhe krizat. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga gremina e krizës ku po na çon qeverisja e dështuar Berisha. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike meritojnë një të ardhme më të mire,-përfundon mesazhi i kandidatit Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›