Aplikim online per Karten e Studentit, ne 6 pika Luljeta Ndoka
Finalizohet projekti 9-vjecar per Karten e Studentit. Pas nje odiseje disavjecare, premtimesh te mbetura thjesht ne leter dhe ne imagjinaten e studenteve, me ne fund, Bashkia e Tiranes ka realizuar nje nga premtimet me esenciale per te rinjte, qe eshte Karta Bashkiake e Studentit. Dita e djeshme ka shenuar nisjen e aplikimit per mijera studente qe kryejne studimet ne 5 universitetet qe gjenden ne Tirane. Behet fjale per Universitetin e Tiranes, Universitetin Bujqesor, Universitetin Politeknik, Universitetin e Sporteve dhe ate te Arteve. Aktualisht funksionojne 6 pika aplikimi, dhe ky i fundit nuk zgjat me shume se 3 minuta, online. Keto pika funksionojne ne Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes se Qytetarit ne Bashkine e Tiranes, si dhe prane rektorateve te 5 universiteteve te lartpermendur. Sipas kreut te Bashkise se Tiranes, brenda nje kohe te shkurter, pikat e aplikimit do te hapen prane cdo Fakulteti te ketyre Universiteteve, ne menyre qe studentet ta kene me te lehte dhe pa shpenzuar shume kohe, per te aplikuar aty ku ata ndjekin studimet e tyre. Do te jene punonjeset e bashkise dhe te rektorateve ato qe do te asistojne studentet gjate ketij procesi, ne menyre qe gjithcka te shkoje mire. Pikat e aplikimit do te jene ne Bashkine e Tiranes dhe ne secilin prej 5 rektorateve te universiteteve publike ne Tirane. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka ndjekur dje nga afer, nisjen e aplikimit on-line, ne piken e hapur ne Bashkine e Tiranes. "Kapacitetet prodhuese te Kartes jane te mjaftueshme, per te garantuar prodhimin e te gjithe kartave per kontingjentin aktual te studenteve te universiteteve publike, ndaj tashme qe kemi edhe bazen e te dhenave nga keto universitete, te cilat konfirmojne cdo aplikim, dua t'i bej nje thirrje cdo studenti dhe cdo studenteje te ketyre 5 universiteteve, te paraqiten prane rektorateve te tyre dhe se shpejti prane Fakulteteve perkatese, ku do te shtrihet rrjeti i aplikimit on-line, per te marre kete karte. Aplikimi zgjat dy apo tre minuta, ndersa karta prodhohet falas", - theksoi kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Karta Bashkiake e Studentit, nje premtim i bere nga Basha, gjate fushates elektorale bazohet ne modele te suksesshem evropiane. Permes kesaj Karte, studentet do te kene lehtesi ne sherbimet e ndryshme publike dhe private qe ofrohen ne Tirane, qe nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njesite e sherbimit kulturor, kinemate, teatrot, sporti etj. Mendohet se studentet do te perfitojne nje ulje prej 30 per qind ne dyqane apo njesi sherbimesh te ndryshme. Aktualisht, eshte drejt permbylljes, marreveshja me bankat kryesore te kryeqytetit dhe me kompanite celulare. "Ky eshte nje hap i rendesishem perpara, per te permiresuar cilesine e jetes se studenteve te Tiranes, eshte nje tjeter premtim i mbajtur i Bashkise se Tiranes dhe do te vijojme se shpejti me te gjithe universitetet jo publike, ne territorin e kryeqytetit, ne territorin e qytetit tone" - tha Basha.