Vrasja e 8-vjeçarit, arrestohet dy persona
Vlorë- Një ditë pas vrasjes tragjike të një 8-vjeçari, teksa flinte në banesën e tij në Vlorë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy personat e dyshuar si autorë të krimit.
Në një operacion që ka vazhduar gjatë natës së djeshme policia ka arrestuar autorët, emrat e të cilëve priten të bëhen publik në një deklaratë shtypi, dhe armën e krimit.
Një fëmijë 8-vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri në banesën e tij në momentin që ishte duke fjetur me babanë dhe vëllanë e tij.
Policia e Vlorës, raporton se fëmija me inicialet J.L është qëlluar për vdekje nga një plumb rikoshetë nga persona të cilët dyshohet se kishin si qëllim të grabisnin banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:30 në lagjen ’24 Maji, ku 8- vjeçari fillimisht mori plagë të rënda dhe gjeti vdekjen gjatë transportimit në spital.
Sipas dëshmisë së babait të tij, të tre personat ishin duke fjetur në ballkonin e shtëpisë, kur dy persona kanë kaluar murin rrethues dhe kanë hyrë në oborrin e banesës. Babai i viktimës ka thënë më tej, se i ka dëgjuar dhe kjo gjë është vënë re edhe nga dy personat. Sipas tij ata kanë thënë se tani që na ndjeve do të vrasim dhe kanë qëlluar dy herë me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Dola për t’i parë se kush ishin por nuk i njoha, konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjeç, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pashë se djali kishte një plumb në kokë, dhe një pjesë e truve i kishin dalë në divan,- shprehet i ati i viktimës.
/IDEA/