E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol lokalit te ish-futbollistit, pranga 2 vellezerve te dyshuar

Pogradec - Nje dite pas atentatit me eksploziv ndaj lokalit dhe denoncimit prej pronarit Gjergji Leka, ish-futbollist i skuadres se Pogradecit, policia vendore shpalli ne kerkim dhe ndaloi gjate ndjekjes dy vellezerit e dyshuar per krimin. Burime zyrtare nga komisariati njoftuan dje se agjentet e Zyres se Hetimit dhe Parandalimit te Krimit, prangosen Andrea dhe Martin Olldashin, 25 dhe 23 vjec, te ndaluar me pare per krimin e gjobevenies, banues ne lagjen nr. 1 te qytetit liqenor.

"Dy vellezerit dyshohet se jane autore te shperthimit te ndodhur rreth ores 02:30 te mengjesit te se merkures ne lokalin 57-vjecarit Gjergji Leka, banues po ne lagjen nr. 1 Pogradec", sqaroi policia vendore. Gjate shperthimit te fuqishem ka pasur vetem deme materiale dhe kryesisht te xhamave te lokalit, pasi ishte i mbyllur ne ate ore dhe pa kliente. Policia tha se po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes dhe motiveve, nderkohe qe mesohet se vellezerit Olldashi, megjithese ne konflikt pronesie me ish-futbollistin, nuk e kane pranuar akuzen. Ata po hetohen nga prokuroria per vepren penale "shkaterrim i prones me eksploziv, e kryer ne bashkepunim".

Pronari i lokalit akuzoi direkt dy vellezerit Olldashi pas shperthimit te eksplozivit, duke i cilesuar autore te krimit dhe kerkoi arrestimin e tyre, ndryshe do te kalonte ne vetegjyqesi. Leka shpjegoi se dyshonte te dy vellezerit, pasi vetem pak jave me pare i kishin vendosur gjobe dhe kercenuar per shkak te konfliktit te pronesise se truallit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›