E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me PD firmosa, qe me 2013 mos preken votat Qamil Xhani



Kryetari i Partise Socialiste e ka cilesuar reformen zgjedhore si nje arritje per standardet e zgjedhjeve. Nga qytetit i Selanikut ne Greqi, i pranishem ne takimin e Komitetit te Internacionales Socialiste per Europen Juglindore me teme "Demokracia, ekonomia, shoqeria dhe e ardhmja europiane", Rama ka theksuar se vota e qytetareve nuk do te preket me. Sipas tij, ne zgjedhjet e vitit 2013 nuk do te perseriten problemet me zgjedhjet. "Besoj se jemi ne nje proces ku do te kemi nje sere garancish te reja, te cilat jo vetem qe nuk jane pak, por perbejne nje baze shume te mire per t'u thene qytetareve se tanime ajo cka ka ndodhur, nuk do te perseritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do t'i fitojme, pasi vota juaj nuk do te preket", - u shpreh Rama. Kryesocialisti u eshte pergjigjur ne menyre indirekte dhe kritikave te aleateve, duke i cilesuar si kundershti normale ndaj reformes. "Cdo reforme zgjedhore eshte objekt debati dhe kundershtish. Ajo qe ne na duhet eshte qe te garantojme nje sere aspektesh, qe deri dje kane qene aspekte te erreta te procesit zgjedhor", - u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka renditur 4 ceshtje qe, sipas tij, kane marre zgjidhje dhe nuk do te sjellin problem ne zgjedhjet e ardhshme. Abuzimi i komisionereve, hapja e kutive, KQZ-ja dhe lisat e zgjedhesve jane ceshtjet qe, sipas tij, tashme, do te jene te hapura dhe transparente. "Procesi do te jete i hapur dhe transparent, ne raport me nje te shkuar ku komisioneret shpesh here kane bere cfare kane dashur per arsye korruptive; ku kutite nuk kane qene te hapshme per arsye te fshehjes se provave te manipulimit nga ana e pushtetit; ku KQZ-ja eshte kthyer ne nje thertore elektorale dhe ku me listat eshte bere nje mish mash i neveritshem qe ka kondicionuar procesin zgjedhor", - u shpreh kryesocialisti Rama. Duke iu referuar ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, Rama ka theksuar se rruga e fitores se PS-se eshte e hapur dhe asnje force politike nuk mund t'ua marre kete. "Adresimi i te gjithe ketyre aspekteve dhe nje sere aspektesh te tjera besoj se perben nje argument te forte per ne qe t'i drejtohemi qytetareve me optimizem dhe t'u themi se tanime perpara nesh eshte rruga e fitores. Asnje force, e cila deri dje ka arritur te imponohet ne mungese te transparences dhe me mekanizma korruptiv, nuk do te munde te na ndale dhe fitorja do te jete e jona ne vitin 2013", - u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ne takimin e Komitetit te Internacionales Socialiste, Rama pati takime te vecanta me lidere te se majtes europiane. Pas zhvillimit te punimeve te Komitetit te Internacionales Socialiste per Europen Juglindore, Rama u shpreh se ne qender te diskutimeve ishin vlerat dhe parimet qe duhet te misheroje e majta e ketij shekulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›