E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat rozë shiten më shumë në libraritë e Tiranës

Në një investigim të kryer nga kamera e "Ora News", nëpër libraritë e Tiranës, arrihet në përfundimin se në këtë periudhë të verës pëlqehen të lexohen më shumë romanet rozë. Daniel Still, është edhe një nga autorët më të preferuar, të cilët pushuesit, ia lexojnë librat në formën e një limonate gjatë periudhës së plazhit. E ndërsa ka edhe nga ata që i qëndrojnë besnik poezisë, megjithëse kjo e fundit preferon një elitë lexuesish të zgjedhur. Megjithatë, pas bujës që bëri diskutimi për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët kanë kthyer kokën pas, për të njohur disa të vërteta, për këtë figurë kombtare. Ismail Kadare mbetet i përkëdheluri gjatë kësaj periudhe, sepse librat e tij kanë bërë një bum të jashtëzakonshëm nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi. Po ashtu edhe emigrantët synojnë më shumë të blejnë libra me përmbajtje historike, por ka edhe nga ata që joshen nga librat me histori të mafias dhe krimit. Edhe pse me nje mori zgjedhjesh dhe shijesh, sipas librashitësve shqiptarët lexojnë shumë pak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›