Mungesa e Gjykates Administrative biznesi kerkon aneks ne Gjykaten e Larte
Ervin KOCI - Mungesa e Gjykates Administrative i shkakton me qindra miliona euro te pervitshme dem ekonomise kombetare dhe qytetareve shqiptare. Pavaresisht se eshte i domosdoshem miratimi sa me i shpejte i saj duke pare gjendjen e sotme krejt te pakenaqshme te perplasjeve shtet-biznes dhe qytetare drafti i tanishem dhe pjese te tjera legjislacioni ne fuqi kane nevoje per permiresime te rendesishme. Ky fakt u theksua dje gjate forumit akademik mbi permiresimin e projektligjit te Gjykates Administrative i cili u organizua nga Konfindustria ne bashkepunim me nje universitet privat. Te pranishem ishin perfaqesues profesioniste te zgjedhur nga Gjykata Kushtetuese Gjykata e Larte e Apelit Gjykata e Shkalles se pare Autoriteti i Konkurrences Keshilli i Larte i Drejtesise Prokuroria e Pergjithshme bota akademike dhe universitare perfaqesues te biznesit etj.
Shqiperia e humbi shansin per te perfituar 16 milione euro financime nga qeveria amerikane pasi politika nuk arriti te gjeje konsensusin per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative qe kerkon shumice te cilesuar.
Forumi
Forumi ishte i pari i llojit te vetem i mbajtur ne nivel akademik per ligjin e shumeperfolur te Gjykates Administrative duke shmangur politizimin e theksuar te deritashem nga partite politike. Perfundimet e tij kane rendesi te posacme per permiresimin e draftit te paraqitur per miratim ne Kuvendin e Shqiperise si dhe per masat e nevojshme qe duhen ndermarr per te pershtatur ne frymen e tij dhe pjese te rendesishme te legjislacionit ne fuqi. Konkretisht aty u permend nevoja e krijimit te nje seksioni te vecante administrativ ne Gjykaten e Larte shkurtimit kohor te procedurave te gjykimit administrativ ne Gjykaten e Larte zgjatja e afateve kohore te percaktuara me ngritjen e padise etj. te cilat perseri kerkojne miratim me shumice te cilesuar votash ne Kuvendin e Shqiperise.
Debati
Ne forumin e djeshem u debatua mjaft per kerkesen e paplotesuar te Konfindustrise per domosdoshmerine e rekrutimit ne masen fillestare deri ne 30 si gjyqtare administrative te eksperteve te caktuar sipas fushave te se drejtes administrative kontabiliste financiere inxhiniere etj. me qellim rritjen e cilesise se gjykimit shpejtesise dhe sipas shembullit te vendeve te zhvilluara demokratike te BE. Dokumenti perfundimtar i forumit qe do tu dergohet vendimmarresve politike si dhe opinionit publik te se gjithe kraheve me qellim permiresimin miratimin dhe funksionimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative.
Ekspertet Te ndryshohet drafti
Ekspertet i kerkojne qeverise te ndryshoje draftin per Gjykaten Administrative pasi ashtu sic eshte ai nuk e zgjidh ngercin e vonesave ne gjykimet e konflikteve tregtare. Nese do te leme pa ndryshuar ligjin per Gjykaten e Larte atehere parimi i shpejtesise gjykimit do te ngelet i pazbatuar persa kohe qe nje ceshtje ne shkalle te pare perfundon per nje muaj ne apel perfundon per dy muaj dhe nje ceshtje ne Gjykaten e Larte shkon 3 vite- thote Sokol Sadushi nga Gjykata Kushtetuese. Edhe biznesi ka verejtjet e tij per draftin te cilin politika po e mban pezull prej vitesh dhe qe ka pak gjasa te votohet shpejt. Por Gjergj Buxhuku thote se edhe me keto probleme teknike serish do ishte me mire qe ligji te miratohej pasi aktualisht bizneset jane te pambrojtura ndaj qeverise qe i ka dhene vetes kompetenca te gjyqesorit. Por kostot e mungeses se gjykatave nuk prekin vetem biznesin. Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati thote se Gjykatat Administrative kane bllokuar luften kunder monopoleve.
Shkurt//////////////////////////////////////
Angjeli Liberalizimi i vizave rrezikon nencmimin e lekut
Ky fundviti do te jete disi i vecante pasi pritet zyrtarizimi i liberalizimit te vizave qe parashikohet te sjelle edhe nje crregullim te perkohshem te kursit te kembimit. Per ish-ministrin e Ekonomise Anastas Angjeli deshira e shqiptareve per te udhetuar jashte vendit do te shoqerohet me nje tendence zhvleresuese te lekut vendas e per rrjedhoje forcim te euros. Ndersa ish-zevendesministri Financave Sherefedin Shehu eshte i mendimit se dalja e valutes jashte vendit do te shoqerohet edhe me prurje te reja pasi liberalizmi do te nxise ambientin ekonomik. Crregullimi i kursit te kembimit pritet te ndodhe ne festat e fundvitit kohe kur levizjet e shqiptareve jashte vendit parashikohet te jene edhe me te medha per shkak te heqjes se vizave. Kjo situate do te ndikoje per nje kerkese ne rritje per euro ne tregun vendas.
Valuta euro forcohet kundrejt lekut e dollarit
Euro eshte forcuar gjate kesaj jave ne tregun tone te kembimit si kundrejt lekut ashtu edhe dollarit. Ne agjencite valutore monedha e perbashket europiane eshte blere me 138.4 leke dhe eshte shitur me 139 leke ndersa dollari eshte kembyer me 98.6 leke ne blerje dhe me 99.2 ne shitje. Gjate kesaj jave euro ka fituar rreth 1 pike. Forcimi i monedhes se Eurozones eshte pasoje jo vetem e ecurise se bursave nderkombetare por edhe mungeses se valutes ne treg. Rritja e vleres se euros penalizon klientet e bankave qe kane marre kredi ne kete monedhe pasi ata do te paguajne me shume per kestet mujore. Me te shtrenjta do te behen edhe importet cka pritet te shoqerohet me rritje te cmimeve ne treg. Avantazh nga forcimi i euros kane eksportuesit fitimet e te cileve do te rriten.
8 Nentor 2010