Aplikimi ne BE, Berisha: Nuk hymë pa trokitur në derë
Kryeministri Berisha mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, në Bruksel. Berisha foli per aplikimin e Shqiperise si vend kandidat duke u shprehur se ne “shtëpine e tjetrit nuk mund të hysh pa trokitur”.
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje, në Bruksel, mbështetje për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha mori pjesë dje në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që u zhvillua në Bruksel.
Kreu i Qeverisë shqiptare konfirmoi se ka gjetur mirëkuptim të plotë për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, ndërkohë që deklaroi se "qeveria ime nuk ndërmerr hapa të pa menduar".
"Unë kam qenë dhe mbetem për përballje me negociata. Në shtëpinë e tjetrit nuk mund të hysh pa trokitur. Ky është një rregull dhe unë them se e kam zhvilluar me shumë mirëkuptimin, duke e kompletuar procesin si një proces dhe jo si një moment të menjëhershëm", u shpreh Kryeministri Berisha.
Lidhur me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Kryeministri tha se "Shqipëria do të testojë vullnetin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ka mbetur vetëm me zgjedhje të diskutueshme".
Duke folur për mënyrën e votimit, Kreu i Qeverisë shqiptare nuk hezitoi të sulmonte kreun e opozitës shqiptare "Katër muaj përpara janë ndarë listat elektronike. Së bashku me një kompani austriake, është bërë pastrimi i të gjitha dublikimeve. Po hiqen çertifikatat dhe në këtë mënyrë del zoti Rama nga çertifikatofobia. E çlirova dhe nga kjo fobi atë. Tani ka vetëm pasaporta, me të cilat qytetarët shqiptarë udhëtojnë jashtë shtetit dhe letërnjoftime elektronike", u shpreh Kryeministri Berisha.
I pyetur për çështjen e kartave të identitetit, Kryeministri Berisha theksoi se "politizimi i këtij procesi nuk ndihmon". Sipas tij "inkurajimi i qytetarëve për të marrë kartat është detyra e çdo politikani, ndërkohë që nuk mund të shkohet me zhvlerësimin e tyre".
Në këtë drejtim, ai informoi se "çdo ditë po aplikojnë rreth 13 mijë qytetarë shqiptarë" dhe siguroi se "nuk do të ketë qytetar shqiptar që dëshiron të votojë dhe nuk do të mund të marrë kartën e identitetit”.
Kriza ekonomike globale ishte një tjetër temë mjaft e diskutuar në këtë samit dhe në këtë drejtim, Kryeministri Berisha solli në vëmendje lajmin e botuar në “Financian Times”, që rendit Shqipërinë dhe Azerbajxhanin, si dy vendet më të mbrojtura nga kriza në Kontinentin Evropian.
(d.b/BalkanWeb)