SHBA, zbulohen 26 ballkanasit e trafikut të drogës
Pjesëtarët e bandës, emigrantë në SHBA me dhe pa dokumente të rregullta qëndrimi, koordinonin trafikun në vendet e Ballkanit, si Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni. FBI shpall në kërkim kapot shqiptarë të kësaj bande.
NEW YORK FBI-ja prangos një grup trafikantësh droge shqiptarë, malazezë dhe serbë, të cilët rekrutonin avionë privatë për të importuar në SHBA, lëndë narkotike dhe ekstazi. Pjesëtarët e bandës, emigrantë në SHBA me dhe pa dokumente të rregullta qëndrimi, koordinonin trafi-kun në vendet e Ballkanit, si Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni.
Sipas FBI-së, 17 të dyshuar u arrestuan fundjavën e kaluar, katër prej të cilëve ishin arrestuar më parë dhe pesë janë në kërkim. Mes atyre që janë në arrati, janë edhe shqiptarët Myfit Dika nga Wyckoff dhe Kujtim Lika, nga Little Falls, të dy të moshës 44-vjeçare, që besohet se janë figurat kryesore të rrjetit. Zyrtarët e emigracionit tha-në se nuk është e qartë nëse ata kanë hyrë në SHBA ilegalisht.
Dy të dyshuar, Ervis Gjoni dhe vëllai i tij, Galitano Gjoni, akuzohen për shitjen e një çante me ekstazi dhe një shisheje të mbushur me Special K, një lëndë halucinogjenike, një agjenti për 4.300 dollarë. Jason Patrick akuzohet për shitjen e metamfetaminës si dhe cigareve kontrabandë. Arrestet u bënë pas një hetimi dyvjeçar të autoriteteve federale amerikane. Të hënën u paraqitën në gjykatë 17 të arrestuar, dhe vetëm për dy prej tyre u lejua masa e arrestit në banesë, kurse të tjerët mbetën në qeli. Katër të dyshuar të tjerë, Myfit Dika, 44 vjeç; Kujtim Lika, 44 vjeç; Gazmir Gjoka, 55 vjeç, dhe Rasim Corhamzic, të cilët i kanë shpëtuar arrestimeve, janë shpallur në kërkim nga policia amerikane. Ata akuzohen për bashkëpunim për shpërndarjen e drogave, përfshi këtu edhe heroinën, metamfetaminën dhe oksikodon. Bletti Lnu akuzohet edhe për vjedhje. Mes të arrestuarve të tjerë janë Sviatlana Aheyeva, 24 vjeçe; Minir Rizvani, 31 vjeç; dhe Mile Petkovski, 39 vjeç. Ndërsa, Mirsad Kolasinaç, 36 vjeç, akuzohet për shpërndarje të metamfetaminës; Hajrudin Pejçinoviç, 39 vjeç dhe Adis Radonciç, 30 vjeç, akuzohen për shpërndarje të kokainës, ekstazisë dhe oksikodonit. Anthony Degidio, 37 vjeç dhe Eugene Degidio, 44 vjeç, akuzohen për vjedhjen e mallrave.
Autoritetet federale ngritën akuza ndaj 26 personave të akuzuar për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, që merrej gjithashtu me kontrabandën e cigareve dhe mallrave të tjera. Zyrtarët thonë se grupi operonte në disa qytete; Nju Xhersi, Brooklin, Staten Island, Nju Jork dhe kishte lidhje me ndërmarrje kriminale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Serbi si dhe në qytete të tjera amerikane.
Më shumë se 500.000 dollarë u sekuestruan, së bashku me dy avionë që mendohej se ishin përdorur për të transportuar drogën dhe mallrat kontrabandë, një në 'Lincoln Park Airport', në New Jersey dhe një tjetër në 'Hartford-Brainard Airport', në Konektikat. Hetimi kishte nisur në vitin 2003, në Ballkan, Kanada dhe Holandë dhe më pas gjurmët e të dyshuarve i çuan agjentët në New Jersey, New York, Philadelphia dhe Chicago, njoftoi FBI.
Të dyshuarit kanë përdorur aeroplan për të importuar nga Kanadaja ekstazi oksikontin dhe marijuahanë, si dhe kokainë nga Florida. Ata dyshohet se janë organizuar për të trafikuar ekstazi nga Holanda dhe heroinë nga Serbia dhe Turqia. Gjithashtu, kanë blerë dhe shitur cigare kontrabandë (pa pulla fiskale) brenda SHBA. Weysan Dun, agjent speciale i FBI në New York tha se agjentët kishin blerë më shumë se 30.000 pilula ekstazi, 2-5 kg heroinë dhe armë nga të dyshuarit. Pilotët Louis Luyten, 71 vjeç.
(GSH/BalkanWeb)