Itali, Apeli lë në fuqi dëminin për shqiptarin vrasës
Vrasja ndodhi në shkurt të 2006-tës dhe sipas akuzës 39 vjecare e kishte mbytur të riun maroken për t’i grabitur shumën e parave që kishte më vete, për ti lozur më pas në një videopoker.
BOLONJE- Gjykata e Apelit e Bolonjas në Itali ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për Artur Bilikun, muratorin shqiptar i cili në shkurt të 2006 vrau shtet asin maroken Amid Korchi.
Vrasja ndodhi në Castel Raniero dhe sipas akuzës 39 vjecare e kishte mbytur të riun maroken me një fije hekuri në fyt për t’i grabitur shumën e parave që kishte më vete, për ti lozur më pas në një videopoker në një lokal në Lavezzola ku dhe ishin takuar bashkë.
39 vjecari, babai i dy fëmijëve nuk ka pranuar vrasjen por pas analizës së ADN-së të gjurmëve të gjakut në trupin e viktimës kanë konfirmuar se ai ishte autori i vrasjes.
(s.g/BalkanWeb)