Aplikimi per dokumentat biometrike rradhe ne Kukes

Në ndryshim nga një muaj më parë kur në qytetin e Kuksit interesimi i qytetarëve ishte mjaft i ulët për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, gjatë kësaj jave janë shënuar rradhë të gjata në të vetmen pikë aplikimi ku kërkohet pajisja me dokumenta në mënyrë të përshpejtuar. Kryesisht janë emigrantët e ardhur për festat e fundvitit ata që kanë shkaktuar edhe rritjen e ndjeshme të numrit të aplikantëve.
Aktualisht në rrethin e Kukësit funksionojnë vetëm dy sportele aplikimi për shkak të interesimit të ulët që ka shoqëruara këtë proces më parë. Ndërsa pas rritjes së numrit të emigrantëve dhe atyre qe kërkojnë të pajisen me mjetet e reja të identifikimit ka filluar aplikimi përmes procedurës së përshpejtuar i cili po ecën mjaft mirë.
Flutura Tota