Sulmi ndaj kongresmenes agresori para gjykates

Personi i akuzuar për sulmin e armatosur ndaj kongresistes Gabriel Gifords, ku vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën 13 të tjerë, del sot para gjykatës në shtetin e Arizonës. 22- vjeçari Xhared Li Lougner përballet me disa akuza mes të cilave dhe tentativë vrasje të një anëtareje të Kongresit. Hetuesit thanë se kanë gjetur në shtëpinë e të akuzuarit një shënim me shkrim dore ku shkruhej "E planifikova më parë" dhe "Vrasja ime".
Perbri këtyre shënimeve gjendej dhe emri i kongresistes Gifords. Gifords, megjithë disa shenja pozitive, mbetet në gjendje kritike, pas sulmit të së shtunës. Autoritetet mjekësore thonë se ligjvënësja e Arizonës është ende në gjendje kritike, por ata janë optimistë se ajo do ta marrë veten pas incidentit ku e qëlluan në kokë me armë zjarri. Mjeket thonë se Gifords ka filluar të reagojë. Gabriel Gifords njihet si një ndër mbështetëset më të zëshme të presidentit Obama.