E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore apel per permiresimin e kushteve ne shkolle

Edhe pse numri i nxënësve që frekuentojnë shkollën speciale per fëmijët me probleme të lehta mendore në qytetin e Vlorës ka shënuar rritje kushtet dhe infrastruktura e saj kanë nevojë për ndërhyrje. Nga 8 klasa që ka patur kjo shkollë një vit më parë tani janë 9 dhe problemi kryesor për këta 92 fëmijë është transporti i organizuar.

”Shumica e këtyre fëmijëve me aftësi të kufizuar që duan të frekuentojnë shkollën tonë, banojnë nëpër fshatra ose periferi të qytetit të Vlorës dhe si pengesë për të frekuentuar këtë shkollë është transporti. Shkolla jonë nuk e disponon dhe prindërit detyrohen ta përballojnë me mundësitë që kanë” thotë Albana Petriti, drejtoresha e shkollës speciale.

Përvec transpotrtit që është mjaft i nevojshëm për këtë kategori fëmijësh ndërtesa e kësaj shkolle është e përshtatur , pasi më parë ka qenë kopësht . Drejtoresha Petriti e vlerëson të domosdoshme ndërhyrjen në infrastrukturë pasi mangësitë e saj nuk ndihmojnë punën e stafit pedagogjik për zhvillimin normal të këtyre fëmijëve me probleme mendore.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›