E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimi për karta,të dielën zyrat mbyllur


Edhe pse gjatë ditëve të javës fluksi i personave që aplikojnë për dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit është shumë i madh dhe njerëzit presin në radhë për orë të tëra gjatë ditës së diel zyrat e aplikimit dhe tërheqjes se këtyre dokumenteve siç duket bëjnë pushim.
Në fillim të muajit gusht , Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka paraqitur pranë kompanisë koncesionare "Aleat" kërkesën për aplikimin e orareve të zgjatura të punës në zyrat e aplikimit për dokumenta identiteti pranë zyrave të Gjendjes Civile dhe në zyrat e shpërndarjes , ku gjatë ditës se dielë do të jenë të hapura zyrat e aplikimit në 12 qytete. Megjithatë siç duket kjo gjë nuk ndodhë në kryeqytet, sepse zyrat për aplikim për karta dhe pasaporta dhe tërheqje të kartave nëpër minibashkitë e Tiranës janë të mbyllura. Ndërkohe , fundi i muajit gusht ka fluksin më të madh të kthimit të emigrantëve dhe sigurisht që të gjithë ata që nuk janë pajisur akoma me keto dokumente drejtohen drejte zyrave përkatëse. Shumë prej tyre janë paraqitur për të tërhequr kartat e identitetit , por kanë gjetur një derë të mbyllur. Nga ana tjetër edhe gjatë ditëve të tjera të javës në disa zyra aplikimi emigrantët janë detyruar që të presin me orë të tëra në radhe për të aplikuar për kartë pasaporte apo dhe për të tërhequr kartën sepse numri i punonjësve ka qenë shumë i vogël.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›