E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të këmben “monedhën” prej një milion dollarë

Abu Dhabi, 29 gusht - Një afrikan është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi që u përpoq të këmbej një monedhë të rreme prej një milion dollarë.

Copa e letrës, e cila duket si monedhë e dollarit dhe mbi të cilën është e shkruar vlera prej një milion dollarë, përdoret si suvenir në një klub milioner amerikan, ka deklaruar Hammad Ahmed al-Hammadi, drejtori i policisë kriminale në Abu Dhabi.

Mashkulli 44-vjeçar nga një vend afrikan i ka thënë gruas, te e cila po përpiqej të këmbente monedhën e rreme se bëhej fjalë për një monedhë, e cila nuk përdoret në tregun ndërkombëtar të parave dhe se i duhet ndihma e saj për të vënë në qarkullim monedha të tilla.

I premtoi se do t’i jepte 30 % të fitimit, nëse arrin të këmbë më shumë “monedha” të tilla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›