E Diel, 1 Nëntor 2026

Evazioni fiskal tatimorja bllokon 285 biznese

Burime nga ky institucion thone se vetem ne harkun kohor 20 gusht - 15 shtator 2010 vetem ne Tirane jane evidentuar dhe penalizuar 403 biznese ku per 285 prej tyre eshte nxjerre urdher-bllokimi si dhe jane evidentuar 503 punonjes te paregjistruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Nderkohe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nepermjet nje njoftimi zyrtar fton te gjithe tatimpaguesit qe ne respektim te ligjit te vendosin dhe te perdorin pajisjet fiskale ne veprimtarine e tyre ekonomike duke bere te ditur se Administrata Tatimore eshte e gatshme te ofroje informacion dhe asistence per te gjitha procedurat ligjore dhe kerkon mirekuptimin dhe bashkepunimin e biznesit ne kete proces.

Nga ana tjeter DPT shpreh vendosmerine e saj per te zbatuar me korrektesi dispozitat ligjore qe rregullojne procesin e vendosjes se pajisjeve fiskale.

2010-09-18 1228

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›