Ne kompleksin islamik te Delvines
Shume pak e njohin mbretin e Xhermehalles xhamine e pare te ndertuar ne Shqiperi. E ndodhur mes qiparisash muret e saj te rrenuara presin fazen e dyte te restaurimit. Aty ndodhet dhe medreseja e hamami gjithashtu unikal ne llojin e vet. Ndersa ne Rusan Gjin Aleksi pikon trishtim...
Ne Xhermehalle
Ne pjesen lindore te Delvines pasi kalon nje koder qe kulmon me rrenojat e kalase se qytetit bie poshte nje Xhermehalle nepermjet nje rruge te kalldremte ku pikemberritja eshte nje krua ne trajten e nje kompleksi me qemer prej guri nga uji qe rrjedh poshte prej disa burimeve. Quhet ndryshe dhe ezma e Xhermehalles dhe mendohet se ka perbere nje objekt kryesor te elementit centrifugal te qendres se nje qyteti ku sillej e persillej jeta e banoreve ose ndryshe sipas konceptit urbanistik islam aty eshte nje prej elementeve te trinomit ushqim shpirteror xhami/ushqim fizik furre buke/pasterti e higjiene hamami ose abdeshane. Kjo sepse edhe pse nuk ka gjurme te dukshme te ndonje furre buke te dukshme te qarta e te prekshme ama jane cezmat ne fjale nje hamam aty prane si dhe nje xhami pjese e nje kompleksi islam ku perfshihej dhe nje medrese. Ka te dhena qe aty te kete qene Delvina e vjeter qe ne kapercyell te shekujve 19-20 u zhvendos dalengadale drejt rrafshit ku shtrihet sot. Nderkohe ai vend i quajtur Xhermehalle rezervon dhe emrin Xhevehere qe ne arabisht perkthehet si xhevahire suvenire apo gjera te vyera. Por deri me sot studime te plota e te thuketa mbi keto elemente nuk ka.
Banoret e Delvines ata me te zellshmit per anen mistiko-historike te qytetit nuk munden te kene burime referuese me karakter skolastik vec te dhenave empirike nderkohe qe ekziston nje album prezantues i treves me autor Ylber Hysin ku ndodhet e gjithe pasuria prej monumentesh antike e historike te zones se Delvines me teper telegrafisht si ne nje guide njohese.
E paradoksalisht ne nje enciklopedi per Sarande-Delvinen me autor Apostol Pangon nuk gjendet asnje rresht per Xhermehallen ndersa qyteti nuk e ka me as muzeun e dikurshem ku mund te shpresosh te hasesh dic me te plote. Ajo qe e rikthen ne vemendje Xhermehallen a me sakte kompleksin islamik te atyshem pasi vetem ky monument ruan kujtesen e nje lagje te banuar dikur eshte puna e restauruese e nisur nje vit me pare nga Drejtoria e Trashegimise ne Sarande. Ai kompleks perbehet nga hamami i vetmi ne llojin e vet ne Shqiperi si dhe xhamia e pare te ndertuar ne Shqiperi xhamia-mbret qe daton me 1682. Sipas Ilir Papes drejtorit te Trashegimise ne Sarande deri tani nuk ka dyshim te kjo e dhene qe xhamia e pare ne Shqiperi eshte ajo e Xhermehalles ne Delvine e kategorise Mbret. Ka edhe dy te tjera xhamia e Elbasanit dhe e Beratit. Ne lindje te ketij kompleksi ne lartesine e kodres siper ne kala ndodhen dhe muret e nje xhamie te rrenuar me emrin Fatih ne funksion me teper te ushtareve te garnizonit turk te vendosur ne kala. Nuk ekziston ndonje tundim per kete monument qe ndodhet mes kompleksit e mureve te kalase e keshtu edhe me identitet te cunguar. Por sa i perket kompleksit poshte ekziston nje projekt per ta bere te vizitueshem. Ne fazen e pare te nderhyrjes u kryen restaurime te krojet xhamia te dritaret ku u vendosen zgara u pastrua dyshemeja duke dale ne drite origjinalja u vendosen dy kondraforte te muri i jashtem u be restaurimi i mureve te medresese etj. Ne nje faze tjeter nderhyrjesh planifikohet restaurimi i hamamit dhe vendosja e catise se xhamise.
Ajo qe dhemb eshte rrenimi total i mureve e bashke me to mendohet te jene zhdukur ornamentet. Duke patur gjithnje per reference nje kryeveper si xhamia e Ethem Beut ne Tirane per shkak te disa rrethanave e kushteve te tille nuk mund ta gjesh ne nje grope te braktisur si ajo e Xhermehalles ku thuhet se ne vitet e komunizmit eshte bere dhe rrenimi i plote nga njerez qe u kane marre guret mureve.
Kurse Xhamia e Gjin Aleksit rreth 3 km ne veri te kompleksit te Xhermehalles eshte me e mbajtur ndonese percjell te njejtin trishtim me rrenje vetmie e braktisjeje.
Trishtimi i Gjin Aleksit
Nje grumbull tjegullash ne oborr e nje projekt tjeter restaurues ne Drejtorine e Trashegimise Sarande qe pret fonde te cilat jane deri-diku ngushellim e shprese per Xhamine e Gjin Aleksit thene pa droje e zgerlaqur ndonese 3 vjet me pare u shpall me buje rinimi i saj. Ne ndryshim nga xhamia-mbret ne Xhermehalle te Gjin Aleksi ne Rusan kryhen falje te rregullta nga besimtaret jo te shumte. Imami i xhamise Brulin allari thote se aty ne dite shiu behet nami kubeja e xhamise i perngjan qiellit Lageshtira ka bere te veten dhe muret jane rrenuar mjaft. Ne fazen restauruese tre vjet perpara u punua per catine dhe dyshemene. Por prape catia edhe dyshemeja jane ne rrenim te vazhdueshem. U nderhy ne ate kohe dhe ne portikun e jashtem e me vendosjen e pjeseve metalike mbajtese eshte eliminuar rreziku i ndonje shembjeje te mundshme. Por sic thote imam Brulini ana katastrofe eshte brenda. Edhe aty e dukshme ndonese veshtiresisht e lexueshme vende-vende eshte nje brez rrethor ku nis hepimi i kupoles ku eshte e shkruar sureja El Feth. Ndryshe nga kompleksi i Xhermehalles Gjin Aleksi gezon njohje publike nderkohe qe te dyja jane monumente te kategorise se pare. Ato jane pjese e nje zinxhiri trashegimie qe Sarande-Delvina e ka specifike Antikitet-Mesjete ku te kjo e dyta perfshihet trashegimia e krishtero-bizantine e ajo islamo-otomane. Kjo nuk thjesht teorike por eshte e prekshme dhe e dukshme me nje te hedhur veshtrimin. eshtja eshte se deri me sot tundimi me i madh shoqeruar me pune kerkuese e hulumtuese por dhe promovuese ka qene per dimensionin antik te treves ndoshta duke menduar se ajo ka qene pa zot e qe ne fakt keshtu eshte.
Vrimat jo misterioze te Gjin Aleksit
Ne muret e brendshme te xhamise se Rusanit gjenden disa vrima brenda te cilave jane montuar qypa. Keto gropa thuhet se kane ekzistuar dhe te xhamia-mbret e per shumekend jane mister. Por dy mesues fizike te zones besimtare te rregullt thone se ato vrima kryejne funksionin e nivelit te larte akustik sipas rregullit te njohur te perplasjes se zerit ne gjysmesfere qe ne fakt kryhet nga mimberi. Por akustika e Gjin Aleksit eshte aq brilante sa nuk mundet qe vetem harku gjysmesfere i mimberit ta kryeje funksionin e nje soundcraft-i qe garanton jehone e kumbim aq te kulluar. E me gjithe pajtimin me kete version ato vrima perbejne gjithnje mister sikur te jete ky nje element mistik i domosdoshem per tia ruajtur shenjterine objektit.