Apolonia: Kaci ka luajtur ne baste me Apolonine
Drejtori i Kontrollit te Brendshem ne Klubin e Futbollit "Apolonia", Andi Derhemi, akuzoi sulmuesin shkodran te Apolonise per trukim te ndeshjes Shkumbini-Apolonia, qe perfundoi me rezultatin 3-0. "Kaci akuzohet se e ka kuotuar ndeshjen Shkumbini-Apolonia, ne nje kompani bastesh. Informacionin na e ka dhene shefi i klubit, Iljaz Haxhiaj, para ndeshjes me Flamurtarin. Nje person nga Fieri i ka thene Haxhiajt se Kaci ka kerkuar para ndeshjes me Shkumbinin 10 mije euro borxh, per t'i luajtur bast. I njejti person ka pohuar se shuma eshte vene per ndeshjen Shkumbini-Apolonia, qe do te fitohej ne te dy pjeset nga Shkumbini. Kaci ka qene protagonist i penalltise se shkaktuar, ne minuten e 5-te te ndeshjes, e cila eshte kthyer ne gol nga Caushaj per Shkumbinin. Haxhiaj ka dhene urdher qe Kaci te mos perfshihej ne skuadren anti-Flamurtar, duke nisur hetimin per rastin e denoncuar. Menjehere, pas ndeshjes me Flamurtarin, ne mbledhjen e dites se hene, Haxhiaj i ka akuzuar lojtaret se jane te perfshire ne shitje te ndeshjeve te Apolonise. Akuze qe nuk eshte pranuar nga lojtaret. Ne kete situate, Haxhiaj i eshte drejtuar Kacit, duke i drejtuar gishtin atij. Natyrisht, duke i treguar edhe akuzen e mberritur ne adrese te tij. Akuza eshte shoqeruar me fakte, duke e ballafaquar me personin qe i kishte marre borxhin. Ne kete moment Kaci e ka pranuar rastin, por ka shtuar se e ka bere kete gje vetem nje here te vetme, ne rastin e ndeshjes me Shkumbinin. Nderkohe, denoncimi per kete rast ka mberritur edhe ne prokurori cka i eshte bere e ditur edhe vete lojtarit shkodran. Ky i fundit, i pezulluar nga Apolonia, ka thene se ka edhe lojtare te tjere te skuadres fierake, qe luajne baste, por ai nuk ka dashur t'i tregoje shoket", - perfundon Derhemi. Edhe drejtuesit e klubi Apolonia jane shprehur se lojtaret kane trukuar ndeshjet, pasi paraqitjet e dobeta te skuadres vertetojne nje gje te tille. Keshtu, pritet qe me keto te dhena qe kane depozituar drejtuesit fierake, te merret prokuroria, por gjithsesi rasti ne fjale perben nje skandal te vertete per futbollin dhe besueshmerine e kampionatit tone para tifozeve, qe ndjekin ekipet e tyre.