E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte tubacionet e naftes, kapet i dyti nga vellezerit

Fier- Bastiste puset e naftes ne bashkepunim me vellane, prangoset ne kerkim i dyshuari. Duke zbardhur dita e djeshme, policia e Fierit arrestoi 27 vjecarin Edmond Myrtaj, banues ne fshatin Ruzhdie. Burime zyrtare bene me dije se ne dem te te riut kishte nje urdher-ndalimi nga Prokuroria e Fierit per vepren penale te "vjedhjes". Sipas hetimeve te kryera rezulton se 27 vjecari, ne bashkepunim me vellane e tij Xh. Myrtaj, jane autore te dyshuar te vjedhjes se tubit te kulles se vrojtimit te pusit "G 152", ne fshatin Ruzhdie, ku dhe banonin. Denoncimi eshte bere nga ndermarrja e shpim-kerkimit ne polici prej disa muajsh dhe gjate hetimeve u identifikuan te dyshuarit qe kishin sharruar dhe me pas vjedhur tubin. Ky nuk eshte rasti i pare i vjedhjeve te tubacioneve me qellim shitjen per skrap ne pikat e grumbullimit te hekurishteve. Diten e djeshme dosja penale ne ngarkim te Myrtajt i kaloi prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›