Bizneset, 120 mije euro ndihma per jetimet
Nje shume prej me shume se 120 mije eurosh ka shkuar ne ndihme te femijeve jetime. Nje projekt i nisur nga kompania celulare Eagle Mobile, "Biznesi ne mbeshtetje te femijeve jetime", ka perfunduar gjate dites se djeshme. Per nje vit, 25 kompani dhe shoqata biznesi u perfshine ne kete nisme te ndermarre per here te pare ne vendin tone dhe qe synonte mbeshtetjen e femijeve jetime. Ndihma e dhene per keta femije, ne forma te ndryshme llogaritet ne me shume se 120 mije euro. "Pertej kontributeve ekonomike e financiare qe kane bere kompanite, une do te thosha se e rendesishme eshte qe ne kemi dhene nje shembull te gjithe bashke, duke ndermarre nje nisme te tille. Gjate vitit 2009 une besoj se me shume femije jetime kane pasur mundesi te gezohen, te kenaqen, te argetohen, te kuptojne se dikush eshte interesuar per ta dhe dikush i ka ndihmuar",u shpreh drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile, Ali Taskin. Nderkohe, Fondacioni "Femijet Shqiptare", Instituti Kombetar i Integrimit te Jetimeve Shqiptare, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ministria e Brendshme (lidhur me femijet e policeve te vrare ne krye te detyres), etj. kane bashkepunuar ne percaktimin e "Calik Holding" per Evropen Juglindore dhe Ballkanin z.Orhan Coskun, tha se nje nder parimet kryesore te "Calik Holding" eshte ndihma ndaj shtresave ne nevoje. Kjo deshmohet qarte nga kontributi i menjehershem dhe pa hezitim i "Calik Holding" me ane te kompanive te saj qe operojne ne Shqiperi, ne kohen e permbytjeve ne zonat e Shkodres dhe Lezhes, ku u dhuruan 150 mije euro.