Apolonia con 4 lojtare ne ndjekje penale
Aranit Muraci
Skandal ne ndeshjet e kampionatit shqiptar. Klubi Apolonia ka depozituar nje kallezim penal per kater lojtare te skuadres se saj gjate pjeses se pare te ketij edicioni, me pretendimin se se bashku ata kane trukuar ndeshje te caktuara, per qellime perfitimi te paligjshem. Drejtuesit e Apolonise kane denoncuar kater lojtare te formacionit baze, se kane shitur dy ndeshje me Kastriotin e Shkumbinin dhe lajmi eshte bere zyrtar pas humbjes se fundit ne Vlore, me Flamurtarin. Ndeshja qe u zhvillua ne nje jave me pare ne Vlore perfundoi me fitoren e Flamurtarit me rezultatin 2-0, nderkohe qe fieraket me kete humbje rrezikojne seriozisht renien ne nje kategori me poshte. Nderkaq dy dite pas ndeshjes se fundit, klubi Apolonia ka depozituar ne prokurori nje kallezim penal ndaj lojtareve, me pretendimin se ka prova te mjaftueshme qe vertetojne implikimin e Kacit, Hotit, Gramit dhe Shoshit, ne shitje apo fiksimin e ndeshjeve. Dyshime kane ekzistuar edhe me pare ne radhet e drejtuesve, sepse sipas tyre nuk mund te kete shpjegim tjeter per rezultatet e dobeta te skuadres. Apolonia ka ruajtur ekipin e fillimit te sezonit qe garonte per vendin e trete. Perfshirja e lojtareve ne trukimet e ndeshjeve te skuadres se tyre, eshte nje opsion real pas investigimit. Gjate dites se djeshme presidenti i Apolonise, Baftaj Zeqo njoftoi se jane marre masa te tjera, qe e zgjerojne rrethin e te dyshuarve. Keshtu, pervec Albert Kacit qe ishte piketuar disa dite me pare dhe eshte akuzuar publikisht te hene nga klubi, fieraket kane pezulluar gjate dites se djeshme lojtarin me te mire ne kampin e tyre, Maringlen Shoshi me te njejtin motiv, se eshte i perfshire ne trukime te ndeshjeve. Te dy keta lojtare, bashke me Elton Gramin dhe Erion Hotin, qe ne merkaton e dimrit kane kaluar ne radhet e Flamurtarit dhe Gramozit, jane denoncuar ne Prokurori nga Apolonia, si te dyshuar se kane fiksuar dy ndeshje te kampionatit, Apolonia-Kastrioti 2-3 dhe Shkumbini-Apolonia 3-0, qe i kane sjelle nje dem te madh skuadres ne permbushjen e objektivave finale. Tashme pas provave qe pretendon se ka ne duar klubi fierak do te jete organi i akuzes, qe do te filloje hetimin dhe sqarimin e gjithckaje, duke e zgjeruar ndoshta rrethin e te dyshuarve