Apolonia i "dorezohet" talenteve nga e gjithe Shqiperia Nga Apollonia, Fjoralba Shahaj
Pas qindra e qindra vjetesh histori, Apolonia u be edhe njehere qyteti me i rendesishem ne pellgun e Adriatikut, ndersa mijera pjesemarres i dhane jete ne kuader te aktivitetit "Shqiperia eshte kulture". Rreth 20 finaliste nga mbare Shqiperia, te gjithe te rinj te moshes 16-25-vjecare, ishin te dielen pasdite personat me te lumtur te mbare kodrinave te populluara me cadra gjigante, te rinj e te reja, si dhe persona te moshave te ndryshme, te ardhur me kete rast. Si nje nga rajonet me pjellore te Myzeqese, kjo zone antike shijoi ne datat 6-9 Maj, "pjellorine" me te madhe artistike te dhjetera e qindra te rinjve shqiptare, fituesit e te cilit do te kurorezohen me cmimin "Ambasadore te Kultures".
Naten e 8 majit pershendeten te rinjte e Pallatit te Kultures Gjakove, qe sollen para publikut te panumerueshem valle e kenge tradicionale e moderne. Po keshtu, te ftuar nga organizatoret ishin gjithashtu edhe nje grup mirditor, Ansambli "Haki Stermilli" nga Dibra e Madhe, etj. Nje atmosfere krejt te vecante sollen ne Apolonine e lashte disa te rinj nga Ulqini, me nje arome bregdetare, permes kercimeve te tyre ku nderthureshin shume bukur edhe rrjetat e peshkut.
Me dhjetera piktura, kenge, monologe, drama, fotografi etj., qendronin dje ne pritje te skualifikimit ose te vleresimit final. Ne nje kodrine te Apolonise, spikat nje pikture monumentale e Nene Terezes, tip mozaiku, qe konkurron ne gjinine e piktures. Kete punim e kane realizuar enkas per kete festival, Florian Salla, Ermir Bilani, Erjet Mucollari, Lindar Muca, Rasild Vrapi. Studiojme ne vitin e katert Grafike ne Akademine e Arteve. "Zgjodhem nenen Terezen, per humanizmin ne radhe te pare, e ne radhe te dyte zgjodhem nje portret te nje personi qe e njeh gjithe bota, ku kemi pasqyruar fotot e gjithe Shqiperise. Aty mund te gjeni cdo qytet qe ju deshironi", - tha Florian Salla.
Nje tjeter konkurrent finalist qe nuk mund te mos terhiqte vemendjen ishte edhe Besmir Sula, 18-vjecari nga Shkodra, qe ka arritur permes talentit dhe pasionit te tij te mposhte nje semundje qe i ka prekur eshtrat prej shume vitesh. "U kualifikova per ne finale, dhe nese nuk do te isha fitues ne kategorine e dansit, me te vertete qe do te zhgenjehesha. Endrra ime eshte qe te shkoj me kete turne jashte vendit, qe edhe njerezit si une te me shohin e te marrin kuraje", tha Besmiri.
Sa i perket kenges, edhe aty talentet ishin te pashoq. Nje vajze simpatike ka udhetuar nga Korca me te atin, kengetarin e njohur te vellezerve korcare, Stefi. Maria Prifti, 16 vjece, tha se konkurronte me nje kenge te te mirenjohures Lara Fabian, e cila ishte pelqyer shume nga publiku.
Juria perbehet nga keta anetare: Ardian Marashi, Drejtor i Qendres se Studimeve Albanologjike; Agron Xoxa, studiues, drejtor artistik i spektaklit; Agim Doci, poet; Kastriot Cipi, regjisor; Agim Duro, kengetar; Genc Shkodrani, skenograf; Albert Janku, balerin; Magda Pogace, muzikologe, Universiteti La Sapienza, Rome.