Ferenc Fehér edhe në Tiranë
Më 10 maj, ora 20.00, në Teatrin "Aleksandër Moisiu", Durrës, interpreton trupa hungareze e teatrit të dancit, Ferenc Fehér me pjesën "Tao Te". Një natë më vonë, më 11 maj, ora 20.00, hungarezët vijnë në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, Tiranë.
Baleti zgjat 40 minuta. Interpretojnë balerinët: Ákos Dózsa, Ferenc Fehér. Muzika është krijuar nga Ferenc Fehér që ka realizuar edhe koreografinë e "Tao Te".
Filozofia e kësaj pjese baleti mblidhet në këto vargje: "Disa shkojnë përpara të tjerët i ndjekin/Disa përpiqen, të tjerët ankohen/ Disa janë optimistë, të tjerët lodhen/
Disa ngjiten, të tjerët rrëzohen."