E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja politike, Topi: Çdo gjë projektohet sipas vullnetit të popullit, në Parlament Presidenti i Republikës, Bamir Topi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, vlerësoi dje se situatë aktuale politike duhet të zgjidhet në Parlament. Në një komunikim për mediat, i pyetur për zgjidhjen e situatës aktuale, ai tha se Shqipëria nuk është një republikë presidenciale, por një republikë parlamentare. “Çdo gjë projektohet sipas vullnetit të popullit, projektohet në Parlament. Është vullneti i tyre për të instaluar dialogun, për të marrë vendime të rëndësishme, dhe mos harroni që në harkun kohor dhe jo në retrospektivë të largët, partitë politike shqiptare, mund t’i referohem datës 21 prill 2008, kanë gjetur një konsensus që unë e kam përgëzuar, me votat e 115 deputetëve, kur kanë ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë”, deklaroi Topi. Atëherë, sipas tij, kanë detyrimin të rikthehen, të marrin të gjitha vendimet. Ai tha se do të respektojë si President i Republikës, të gjitha vendimet që janë në favor të Shqipërisë, të shqiptarëve, të institucioneve, të imazhit të Shqipërisë, të interesit të çdo qytetari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›