Apolonia merr kreun ndalet Kamza
Apolonia ka mundur Lushnjen ne derbin myzeqar duke marre perkohesisht vendin e pare ne Kategorine e Pare. Goli i vetem u shenua nga Gerxho me penallti duke siguruar keshtu nje tjeter tripikesh per fieraket tashme ne pritje te ndeshjes se te martes mes Pogradecit e Vlores. Apolonia ka parakaluar edhe Kamzen e cila ka aq pike sa edhe Pogradeci 22 te tilla pas javes se 11-te te kampionatit pasi barazoi 2-2 ne Erseke. Edhe pse kamzalinjte ishin ne epersi te dy golave ndaj Gramozit ne pjesen e dyte ishin vendesit ata qe shtuan perpjekjet e tyre dhe arriten ti barazojne shifrat duke i hequr kesisoji 3 pike te arta miqve. Nga ky barazim ka perfituar edhe Mamurrasi qe ka mundur 1-0 Gramshin duke u barazuar me pike me Kamzen dhe Pogradecin dhe duke lene keshtu pas Tomorin. Beratasit fituan paster me Aden por gjithsesi mbeten ne kuoten e 21 pikeve. Goleade ka bere dje Beselidhja ndaj Bilishtit duke ngjitur vende ne tabelen e renditjes ashtu sikunder edhe Burreli i cili mundi minimalisht Partizanin tashme i mbetur si femija jetim mes kater rrugeve pa asnje te ardhur dhe ne meshire te fatit. Fitore minimale ka marre edhe Terbuni ndaj Luftetarit por gjithsesi mbetet ne mesin e tabeles se renditjes packa se objektivi i pukjaneve eshte ngjitja ne superiore. Kategoria 1/ Java 11
DJE
Beselidhja-Bilishti 4-0
Maho 24 p 62 Gega 71 Prela 85
Terbuni-Luftetari 1-0
Nika 80 p
Apolonia-Lushnja 1-0
Gerxho 77 p
Gramozi-Kamza 2-2
Olivera 71 Lushaj 80/ K.Dalipi 27 Kryemadhi 61
Tomori-Ada 2-0
aushaj 31 80
Burreli-Partizani 1-0
Osuji 11
Mamurrasi-Gramshi 1-0
Mziu 28
Te marten
Vlora-Pogradeci 1300
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Apolonia 11 7 3 1 24
2. Kamza 11 6 4 1 22
3. Pogradeci 10 7 1 2 22
4. Mamurrasi 11 7 1 3 22
5. Tomori 11 6 2 3 21
6. Lushnja 11 6 1 4 19
7. Beselidhja 11 4 5 2 17
8. Gramozi 11 5 1 5 16
9. Terbuni 11 4 3 4 15
10. Burreli 11 3 4 4 13
11. Partizani 11 3 2 6 11
12. Bilishti 11 3 2 6 11
13. Vlora 10 2 4 4 10
14. Luftetari 11 2 4 5 10
15. Ada 11 2 0 9 6
16. Gramshi 11 0 3 8 4