E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti pa drita qiriu asfikson te moshuarin

GJIROKASTER - Shpeton mrekullisht nga djegia nje 86-vjecar ne Gjirokaster. Flaket e zjarrit kane perpire nje apartament ne lagjen 18 Shtatori ne katin e pare te nje pallati. Menjehere eshte njoftuar reparti zjarrfikes urgjenca e spitalit dhe ne drejtim te vendngjarjes eshte nisur menjehere patrulla e pergjithshme e Komisariatit te Policise Gjirokaster. Sipas eksperteve te mberritur ne vendngjarje zjarri ka rene si pasoje e pakujdesise nga ana e banorit te apartamentit Niko Gjini. Ai banonte i vetem por ne momentet kur shperthyen flaket ka mundur te dale jashte baneses pa demtime ne trup apo dhe djegie. I moshuari ka qene ne gjendje krejtesisht te asfiksuar nga tymi dhe per kete arsye ai eshte derguar menjehere

drejt Spitalit Rajonal te Gjirokastres ku aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka arritur ne konkluzion se zjarri ra per shkak te nje qiriu qe Gjini kishte ndezur dhe harruar naten ne kohen kur disa lagje kryesore te qytetit kishin probleme me energjine. Per shkak te reshjeve dhe permbytjes nga lumi Drino te nenstacionit elektrik rreth 80 per qind e qytetit te gurte u zhyt ne erresire per afro 24 ore. Grupet e eksperteve priten renien e nivelit te ujit per te rivene ne pune centralin. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›