E Diel, 1 Nëntor 2026

Historiani Pas luftes u riatdhesuan 1523 rober gjermane nga Shqiperia

/ / / / Para 1 of 2 Tjetri var JAThumbnail = new Class initialize functionwrapper this.next = wrapper.getElements.next this.prev = wrapper.getElements.prev this.counter = wrapper.getElement .counter .item this.items = wrapper.getElements.thumbnail this.thumbbox = wrapper.getElement.ja-thumbnail this.curr = 0 if this.items this.items.length 0this.curr-1this.items.length-1 if this.fx this.fx.stop this.fx = new Fx.Elementsthis.itemsthis.currthis.itemsnext this.thumbbox var h1 = this.thumbbox.getCoordinates.height var h2 = this.itemsnext.getCoordinates.height this.fx.start 0opacity01opacity12heighth2 this.curr = next this.counter.innerHTML = this.curr - 1 .bindthis firstrun function if this.firstrun var coor = this.itemsthis.curr.getCoordinates this.thumbbox.setStyles widthcoor.width height coor.height this.items.setStyle position absolute this.firstrun = false .ja-thumbnailwrap.eachfunctionwrapper new JAThumbnail wrapper

Pavaresisht rezervave per kete shifer jo fort te qarte studiuesi i fushes profesor Proletar Hasani pohon se historia e roberve gjermane qe u deportuan nga vendi yne pas luftes eshte komplekse dhe me disa aspekte te panjohura. Ne raportin e tij me referenca nga arkivat dhe deshmite autentike per historine dhe fatin e roberve te ushtrive te huaja ne Shqiperine e fillimviteve 40 zbulon dhe nje fakt interesant Nderkohe qe per roberit italiane ka nje dosje te pasur me dokumente e fakte zyrtare per ata gjermane informacioni eshte i kufizuar e fragmentar se paku ne arkivat shqiptare. Sipas historianit te njohur dokumentet per keta te fundit ne institucionet tona kryesisht i perkasin korrespodences se reparteve e formacioneve partizane ku ne mjaft syresh krahas raporteve per ngjarje e beteja nga fronti i luftimeve ka dhe nje rubrike te vecante per roberit e kapur rishtas. Ne leterkembimet e shkembyera ne kushte te kufizuara pergjithesisht flitet perciptas per sjelljen e partizaneve e te komandave me roberit. Komunikatat nga fronti ne pjesen me te madhe mjaftohen me numrin e tyre qe here-here shoqerohet me listat emerore perkatese. Ka nder to sqarime te vecanta ku behet fjale per te vetevrare apo te tjere qe tentojne te largohen e bien viktima te zjarrit te armeve te luftetareve. Rralle ndesh ndonje vendim te gjykatave partizane per denimin e roberve te vecante. Gjithsesi sakteson studiuesi ushtarak mangesite ne dokumentacion nuk e pengojne nje hulumtues te vemendshem te konturoje nje profil te perafert te historise se tyre.
Ne nje rrefim per Panorama profesor Proletar Hasani duke sqaruar procedurat e ndjekura me ushtaret naziste te kapur ne front dhe menyren e riatdhesimit te tyre pas clirimit te vendit hedh drite ne disa momente te panjohura. Nje pjese e tyre- pohon historiani- u perket ushtareve gjermane qe dezertuan fronin ne Greqi dhe u deportuan ne Shqiperi nderkohe qe nje numer i konsiderueshem ishin me identitet jo gjermane te mobilizuar forcerisht nga autoritetet naziste nder ta edhe ish-pjesetare te grupimeve komuniste polake malteze armene etj. Sakaq- shton Hasani- ka te dhena te pakontestueshme per perfshirjen e vullnetshme te nje pjese te roberve gjermane ne radhet e reparteve e te formacioneve partizane ne betejat kunder okupatorit nazifashist...
Zoti Proletar Pjesa me e madhe e kolanes se botimeve tuaja fokuson ceshtjet e Luftes se Dyte Boterore dhe Levizjes Antifashiste Nacionalclirimtare ku nje vend te vecante ze kapitulli i roberve sidomos i atyre italiane nderkohe qe nuk ndodh keshtu me pjesen e roberve gjermane...
Roberit e luftes jane pjese integrale e historise se saj. Kjo padyshim edhe ne rastin e Luftes se Dyte Boterore ku u perfshi edhe vendi yne i rreshtuar ne frontin antifashist. Ne studimet e mia me referenca nga arkivat dhe deshmite autentike jam perpjekur te sjell nje raport sa me te kompletuar mbi historine dhe fatin e roberve te ushtrive te huaja ne Shqiperine e fillimviteve 40. Nga hulumtimet me ka rezultuar nje fakt vertet intrigues Nderkohe qe per roberit italiane ka nje dosje te pasur me dokumente e fakte zyrtare per ata gjermane informacioni eshte shume i kufizuar e fragmentar se paku per sa u perket arkivave shqiptare. Ka qene kjo arsyeja qe ne studimet e mia por jo vetem kjo pjese ka mbetur disi zbuluar pa te dhena te detajuara. Megjithate per aq sa eshte trajtuar mund te themi se sprovat historike te deritanishme na ofrojne nje tablo te qarte mbi fatin e roberve gjermane ne Shqiperi....
fare keni parasysh kur thoni se ne arkivat shqiptare eshte i kufizuar informacioni per roberit gjermane
Me kete desha te pohoj faktin se arkivat tona ende nuk posedojne nje dosje te plote per roberit gjermane te luftes si ne rastin e atyre italiane pavaresisht nje morie dokumentesh qe jane ruajtur ne rrethana te ndryshme. Sidoqofte edhe me to mund te konturosh nje profil te perafert per historine e tyre...
Pra ju thoni se nuk ka nje dosje te plote per roberit gjermane nderkaq pohoni se dokumentacioni per ta eshte i bollshem...
Dokumentet qe posedojne arkivat tona per kete ceshtje kryesisht i perkasin korrespodences se reparteve e formacioneve partizane. Ne mjaft syresh krahas raporteve per ngjarje e beteja te ndryshme nga fronti i luftimeve ka dhe nje rubrike te vecante per roberit e kapur rishtas. Ne leterkembimet e shkembyera ne kushte te kufizuara pergjithesisht flitet perciptas per sjelljen e partizaneve e te komandave me roberit. Raportet nga fronti ne pjesen me te madhe mjaftohen me numrin e tyre qe here-here shoqerohet dhe me listat emerore perkatese. Ka nder to sqarime te vecanta ku behet fjale per rober te vetevrare apo te tjere qe tentojne te largohen e bien viktima te zjarrit te armeve te luftetareve. Rralle shume rralle ndesh ndonje vendim te gjykatave partizane me denimin e roberve te vecante. Pak a shume keshtu paraqiten konturet e dokumentacionit te viteve te luftes per kete ceshtje. Dicka me ndryshe ndodh me ate te periudhes se mevonshme.
E keni fjalen per periudhen e pasluftes...
Me perfundimin e luftimeve sipas zonave operative behej grupimi i roberve ne kazerma te ndryshme. Ne arkiva jane grumbulluar listat e tyre sipas rajoneve perkatese bashke me korrespodencen e Shtabit te Pergjithshem me komandat zonale. lirimi i plote i vendit shoqerohet me nje praktike zyrtare qe ndjek linjen e procedurave per trajtimin e roberve te luftes. Dokumentet arkivore te kesaj periudhe konfirmojne se nje pjese e tyre u perket ushtareve gjermane qe kane dezertuar fronin ne Greqi dhe jane deportuar ne Shqiperi me deshiren per te gjetur strehe. Sakaq rezultojne me dhjetera deklarata ku rober te ndryshem konfirmojne identitetin jo gjerman dhe se jane mobilizuar me force nga autoritetet naziste perkunder vullnetit te tyre. Ka madje qe pohojne se kane qene pjesetare te grupimeve komuniste ne Poloni Armeni Malte etj. pa permendur rrethanat ne te cilat jane gjendur perkrahe taboreve te Hitlerit. Komandat e zonave kane arkivuar listat me te dhenat dhe adresat perkatese te roberve duke specifikuar specialitetin e cdonjerit per te parashikuar proceset e punes ku mund te angazhoheshin...
Cili eshte numri i plote i roberve gjermane te kapur ne Shqiperi
Sipas dokumentacionit arkivor dhe konkretisht fondit perkates te ish-Arkivit Qendror te PPSH-se rezulton se ne perfundim te Luftes Antifashiste Nacional-lirimtare ne vendin tone ishin zene rober 1523 ushtarake qe u perkasin forcave naziste te reparteve dhe njesive te ushtrise gjermane te cilat vepronin ne territorin e Shqiperise. Keto te dhena bazohen madje edhe ne nje liste te pjesshme e cila ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit ne fondin qe i perket ish-AQP-se. Sidoqofte kjo shifer duhet marre me shume rezerva pasi ne te nuk perfshihet numri i roberve te vrare e vetevrare si dhe i atyre qe vdiqen gjate periudhes se qendrimit ne vendin tone...
A ka te dhena per numrin e roberve gjermane te vrare pas luftes dhe te atyre qe kane vdekur ne kazerme gjate kohes kur prisnin per tu riatdhesuar
Asnje e dhene nuk rezulton per keto raste ne dokumentet e kohes por ka deshmi autentike qe provojne se gjate akomodimit dhe qendrimit te tyre ne kazerme ne pritje per tu riatdhesuar kane vdekur dhjetera syresh. Kane ndikuar per kete sidomos kushtet e veshtira logjistike mungesa e mjekimit dhe e higjienes perpos sfilitjes dhe traumatizmit te ushtareve naziste pas nje periudhe te gjate luftimesh. Mjaft nga ushtaraket e angazhuar me trajtimin e roberve tregojne ngjarje te vecanta lidhur me fatin e keq te ketyre njerezve. Ka nderkaq deshmi te tjera qe pohojne se disa syresh duke mos perballuar veshtiresite e jashtezakonshme kane vendosur ti japin fund vete jetes se tyre.
Kur pohoni numrin 1523 te roberve gjermane keni parasysh vetem te riatdhesuarit pas clirimit apo dhe ushtaret e vrare e ata qe vdiqen ne Shqiperi ne rrethana te ndryshme
Kjo shifer konfirmohet ne listat e periudhes me te fundit te qendrimit te roberve gjermane ne vendin tone. Padyshim ne te nuk perfshihen ushtaret e vrare gjate operacioneve luftarake ne periudhen e luftes pasi numri i tyre sic dihet eshte shume here me i madh. Po keshtu nuk perfshihen aty as ushtaret naziste qe vdiqen ne rrethana te ndryshme ne pritje te riatdhesimit. Sakaq ka dokumente te vecanta te periudhes se luftes ku permenden raste vetevrasjesh dhe zhdukje pa adrese te roberve te pa identitet gjate transferimit te tyre nga nje rajon ne tjetrin.
Ka deshmi autentike qe pohojne per te humbur e te arratisur fati i te cileve nuk u mor vesh asnjehere. Pra shifra 1523 ne nje fare kuptimi i perket periudhes se institucionalizimit te procedurave te riatdhesimit te roberve gjermane...
Para se te shkojme te menyra si u realizua riatdhesimi i roberve gjermane nga vendi yne me se u angazhuan dhe perse u perdoren ata pas perfundimit te luftes
Gjithmone sipas dokumenteve arkivore del se roberit naziste ne perfundim te luftes jane perdorur per te kryer pune dhe sherbime te ndryshme shpesh here specifike dhe te kualifikuara. Te tilla ishin punet qe lidheshin me situaten dhe rrethanat e pastrimit dhe te rindertimit te vendit te porsadale nga lufta.
Nje nga sherbimet specifike qe kryen roberit gjermane ne ate periudhe ishte cminimi i zonave te minuara prej pushtuesit nazist gjate veprimeve luftarake sigurimi i masave mbrojtese ndaj tyre ne qytet garnizon rruge ura etj.
Nderkaq nje pjese tjeter u angazhuan me rindertimin e urave dhe objekteve te artit te shkaterruara prej bashkepjesetareve te ushtrise pushtuese naziste. Ne morine e ketyre sherbimeve roberit gjermane ashtu si dhe paraardhesit e tyre italiane u moren dhe me riparimin dhe rivendosjen e nderlidhjes nderqytetese te demtuar dhe te nxjerre jashte perdorimit gjate zhvillimit te operacioneve luftarake ne zonat e ndryshme te vendit. Po keshtu me kontributin e tyre gjate kesaj periudhe u be rindertimi dhe rikthimi ne gjendje normale i aeroporteve shqiptare si ai i Tiranes Kucoves etj. Ishin keto procese specifike ne te cilat moren pjese ish-ushtare te forcave naziste me kualifikime perkatese si xheniere dhe specialiste te urave rrugeve shtepive natyrisht gjithmone ne shoqerine e ushtarakeve dhe specialisteve shqiptare... Deshmia e Bedri Spahiut Roberit u perdoren per banke gjaku

U hap lajmi se u vra Nako Spiro. Fjala erdhi ne veshin tim por jo ne rruge zyrtare. Ne ate kohe isha prokuror i Pergjithshem. Pyeta ku gjendej trupi i tij dhe per pak minuta u gjenda ne dhomen e spitalit. Aty gjeta kirurgun dhe nje grup gjermanesh rober me lleret e perveshura gati per transfuzion gjaku. Nakua kanakari i Partise kishte tentuar te vriste veten kur ishte ne kushtet e nje lufte te tmerrshme per ekzistence dhe doktori perpiqej ta risillte ne jete duke i injektuar gjakun qe u merrej roberve gjermane me shiringa te trasha. Une e pashe te udhes ti drejtohem Do te sherohesh ke per te pare. Ai me hodhi nje shikim plot kercenim e perbuzje dhe me tha Jo nuk do te sherohem dhe as qe dua te sherohem dhe humbi ndjenjat. Kirurgu filloi punen me transfuzionin e gjakut dhe Nako hapi edhe njehere syte. Pastaj ra ne koma. Nje moment ngriva.

vijon neser...

Afrim Imaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›