Apolonia, në rrezik!
16/09/2009 Jepet alarmi për qytetin antik të Apolonisë. Po dëmtohet muzeu dhe objektet e tjera me vlerë
Administratorët e parkut të Apolonisë kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në restaurimin e objektit të rrezikuar si dhe të shumë të tjerëve që kanë pësuar tashmë dëmtime. Gjithashtu ata kërkojnë prej autoriteteve të qeverisë frenimin e kodrës ku ndodhet muzeu, pasi sipas tyre ajo po rrëshket e për pasojë do të shkatërrojë edhe muzeun. Admir Xhelaj, specialist arkeolog është shprehur se Portiku i Muzeut të Parkut të “Apolonisë” ka pësuar çarje dhe dëmtime të konsiderueshme në pothuaj të gjithë godinën. “Çarjet kanë prekur jo vetëm dyshemenë , por edhe muret si dhe vetë salla e muzeut është prekur nga dëmtimet, pasi në dyshemenë e saj çarjet janë të konsiderueshme. Edhe ambjentet ku qëndrojnë statujat kanë pësuar dëmtime të mëdha”, ka thënë specialisti.
Xhelaj konsiderohet si arkeoologu i parë që ka deklaruar edhe shkakun e shkatërrimit të portikut dhe të shumë mjediseve dhe objekteve me vlerë në Apoloni. Ai ka thënë se përveç mungesës së fondeve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve, më e rëndësishme është ndërhyrja në kodrën ku ndodhet muzeu, e cila po përballet me rrëshqitje.
“Kodra ku ndodhet portiku dhe muzeu arkeologjik po rrëshket. Duhet urgjentisht frenimi i këtij fenomeni. Autoritet e qeverisë duhet të ndërhyjnë me ndërtimin e disa pritave dhe muraleve mbajtëse të kësaj kodre, e cila duke lëvizur nga vendi dhe duke u fundosur shkakton shkatërrimin e të gjithë ndërtimeve që ndodhen mbi të. Padyshim që ndërtimi I pritave të rrëshqitjes së kësaj kodre kërkon fonde të mëdha, por nëse nuk ndërhyhet sot për këtë pritet që muzeu të humbasë ose më mirë të shembet”, - ka vërejtur Xhelaj.
Nga konstatimi i bërë prej specialistëve ka dalë se rrëshqitja e detitanishme ka vënë më në rrezik murin arkaik të muzeut si dhe portikun, por shirat e vjeshtës do të thellojnë edhe më shumë fenomenin e rrëshqitjes dhe për pasojë nëse nuk ndërhyhet brenda pak javësh rreziku i shembjes së muzeut është më evident.
“Duke patur rolin e një specialisti duhet të pranoj e të them se situate ku ndodhet sot portiku dhe muzeu, si dhe me përparimi i rrëshqitjes së kodrës lë një afat shumë të vogël për mosshembjen. Nëse nuk ndërhyhet muzeu dhe portiku mund të ketë edhe pak kohë jetë”, përfundon specialisti.