Apolonia pa shans per mbijetese, Teuta "ne duart" e Vllaznise
Aranit Muraci
Interesi i javes se fundit ne Kategorine Superiore, ashtu si gjate gjithe fazes se trete, do te perqendrohet ne fund te klasifikimit. Pas Dinamos kampione dhe ekipeve te tjera qe siguruan pjesemarrjen ne "Europa Lige", sot pas ndeshjeve te javes se fundit do te percaktohen edhe ekipi qe do te shoqeroje zyrtarisht Gramozin ne nje kategori me poshte, si dhe dy ekipet e tjera qe do te luajne ndeshje "play-out". Apolonia e trajnerit Hasan Lika nuk ka asnje mundesi praktike, per te shpresuar nje vend ne ndeshjet "play-out". Skuadar fierake, pas ndeshjes se sotme me Gramozin pritet te zbrese bashke me kolonjaret ne nje kategori me poshte. Gramozi e kishte "prenotuar" Kategorine e Pare, kurse Apolonia me rezultatet e saj zhgenjyese qe ka shenuar ne javet e fundit, pothuajse i ka shumezuar me zero shanset e saj, per te shmangur renien direkte, edhe nese triumfon direkt me Gramozin. Nga pretendimet e saj te larta per te marre pjese ne "Europa Lige" dhe ishte brenda ketij objektivi ne fund te pjeses se pare te kampionatit, Apolonia zhgenjeu ne pjesen e dyte te gares dhe per rrjedhoje eshte e detyruar te ndryshoje objektivin, duke mos realizuar as ate me minimalin, duke zbritur ne nje kategori me poshte. Kastrioti i Krujes do te luaje ne shtepi, perballe Lacit te Stavri Nises. Edhe pse do te luaje me ekipin surprize te ketij edicioni, Kastrioti pritet te fitoje, ndihmuar edhe nga fakti se lacianet nuk jane te motivuar plotesisht per te frenuar krutanet. Nga ana tjeter, mundesia e fundit qe Apolonia mund te shpetoje renien direkte eshte ndeshja e Korces. Ne rast se Tirana do te fitoje ndaj Skenderbeut, Apolonia me fitoren ndaj Gramozit i shpeton renies direkte. Por, bardheblute, ashtu si Laci, kane siguruar nje bilete per ne "Europa Lige", ndaj pritet te dalin me mungesa te shumta ne takimin e sotem. "Ujqerit te Debores" jane shprehur se pervec fitores nuk ka asnje alternative tjeter per te justifikuar ecurine pozitive, gjate fazes se trete. Skenderbeu shpreson ne te njejten kohe, qe te gaboje ne Shkoder ekipi i Teutes, me qellim qe te mos luaje as ndeshjen e fundit "play- out", per objektivin ne Superiore. Ne "Loro Borici" Vllaznia do te prese ekipin e Teutes se Durresit dhe vetem fitorja e "djemve te detit" do t'iu siguroje mbijetesen ne Superiore, pa pritur nje ndeshje shtese, ne fund te kampionatit.