E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia,"mrekullia" që josh çiftet e reja

FIER- Çiftet e rinj fierak tashmë e kanë shndërruar në fenomen kurorëzimin në Apoloni. Kujtimin e ditës më të bukur të jetës, kurorën e martesës, ata duan ta fokusojnë në rrënojat e këtij qyteti madhështor e hijerëndë që është një nga perlat e turizmit arkeologjik shqiptar.

Në qytetin ku vlerat e antikitetit harmonizohen me të tashmen dhe peisazhin e mrekullueshëm natyror, duke e shndërruar në destinacionin më të preferueshëm turistik. 

Ata zgjedhin” bukuroshen e fjetur “, për ceremoninë e martesës.Më parë se të shkojnë në kishë dhe në banesë, çifti realizon një video-klip në këto ambjente të mrekullueshme. 

"Ne jemi mësuar tashmë më këta vizitor të veçantë, të cilët ja shtojnë edhe më shumë bukurinë, emocionet dhe vlerat turistike Apolonisë. Nuset, këto shtojzavalla të veshura në të bardhë, duket se mbijnë nga rrënojat e antikitetit, për t'u larë nën rrezet e florinjta të diellit në perëndim, apo shijuar parfumin natyror të luleve dhe, peisazhin e gjelbëruar me lloj-lloj drurë e shkurresh", thotë Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik, Marin Haxhimihali.

"Dita e dasmës është dita më e bukur dhe më e paharrueshme e jetës .Gëzimi, emocionet dhe bukuria e kësaj dite duhet të fiksohet në celuloid dhe kamera, për të mbetur gjithmonë e freskët", pohon çifti E dhe G.Semaj. 

Martesa, është çasti më i lumtur për njeriun,fokusimi i kësaj ceremonie në ambjente me vlera dhe bukuri të vecantë,i jep përmasa magjike kujtimit dhe kuptimit të kësaj dite. 

"Një bukuri të tillë, rrallë se e gjenë diku tjetër më tepër se në Apolloni , ndaj dhe ne zgjodhëm pikërisht këtë mbjent për fiksimin e ceremonisë martesore", u shpreh çifti Semaj.
(e.m/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›