E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Manipulimi i rezultateve”, KQZ rrëzon ankimimin e PR

KQZ ka rrëzuar dje ankimimin e PR-së që lidhet me pretendimet për manipulimin e rezultateve në qarkun e Shkodrës si dhe disa ankimime të partive të tjera që lidhen me rezultate në të gjitha qarqet. Rrëzimi i kërkesave  nga ana e partive lidhet me  faktin se nuk janë hedhur ende  në sistemin e të dhënave të KQZsë  rezultatet e 22 qendrave të  votimit. 

Në mbledhjet e ardhshme të KQZ pritet të rimerren në shqyrtim kërkesa e tyre pasi ato në vetëvete kishin parregullsi ligjore, që lidhen me afatet kohore si dhe me nivelin drejtues që bën kërkesën për ankimimin. Në rastin e PR, ankimimi është bërë nga dega lokale në Shkodër,
ndërkohë që në Kod parashikohet që ankimimi të bëhen nga drejtuesi apo përfaqsuesi i partisë në KQZ.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›