Sulmi me gaz në Siri, CNN publikon 13 video: Iu dërguan senatit si provë -VIDEO
SHBA- Fëmijët që mbajnë sytë mbyllur dhe dridhen, ndërsa nxjerrin shkumë nga goja. Trupa të shtrirë në dysheme, të mbuluar nga çarçafë të bardhë, disa burra të tjerë që vjellin në tokë.
Ndihmësit hedhin ujë në fytyrat e të plagosurve, ndërsa nuk mungojnë ulërimat në sfond.
Bëhet fjalë për video ku shfaqen imazhet e sulmit me gaz në Siri. Këto pamje janë regjistruar në 13 video, të cilat ditët e kaluara i janë prezantuar anëtarëve të senatit amerikan.
Ndërsa tani për herë të pare, CNN i hedh në transmetim për publikun, ndërsa shton se nuk ka vërtetuar materialin.
CNN gjithashtu nuk tregon kush kanë qënë autorët e videove, por sipas tyre senatorët janë siguruar se bëhet fjalë për materiale origjinale.
"Publiku ka të drejtë të njihet me këto prova". Kështu ka deklaruar stafi i këtij rrjeti gjigand.
Sipas të njejtit burim, me anë të këtyre videove, anëtarët e kongresit po binden për nevojën e një sulmi mbi regjimin sirian.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Papa Francesko: Jo luftës, për të shitur armë!